Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Nga 1 korriku 2022 ndryshon paga minimale: Rritja do të jetë 2,000 lekë

16:12 12/01/2022
Reading Time: 2 min lexim

Pas mbi një viti zbatim të pagës minimale prej 30,000 lekësh, qeveria do të ndryshojë sërish nivelin e saj.

Nga 1 korriku 2022, paga bazë minimale mujore, në shkallë vendi për punonjësit, e detyrueshme për t’u zbatuar nga çdo person juridik apo fizik, vendas apo i huaj, do të jetë 32,000 lekë nga 30,000 lekë që po zbatohet. Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj, shpjegoi se efektet e zbatimit për rritjen e pagës nisin nga 1 korriku kur fillon edhe rritja e deklarimit të tavanit të ardhurave të pataksueshme nga 30,000 në 40,000 lekë. “Paga minimale dhe rritja e deklarimit të tavanit të ardhurave, por edhe për sektorë të tjerë të parashikuar në buxhetm nisin nga 1 korrik i këtij viti.

Niveli i pagave në subjektet private përcaktohet nga tregu. Ajo që mund të bëjë shteti në drejtim të politikave të pagave është përcaktimi i pagë minimale, gjithsesi duke u treguar të kujdesshëm që të mos marrë hapa të nxituara që do të ndikonin negativisht në ekonomi. Kjo është edhe arsyeja pse rritja e pagës minimale këtë vit është 2,000 lekë nga 30,000 lekë do të shkojë në 32,000 lekë pasi ne duam të jemi të kujdesshëm që të mos rrisim pagat tej asaj që ekonomia mund të mbajë”, pohoi ministrja e Financave.

Nga 1 janari 2021, hyri në fuqi vendimi për rritjen e pagës minimale nga 26,000 në 30,000 lekë (sipas VKM të miratuar më 16 dhjetor 2020). Ndryshimet rritën rreth 28% detyrimet për kontributet shoqërore dhe shëndetësore. Kreu i qeverisë përsëriti premtimin elektoral se paga minimale brenda mandatit të tretë qeverisës do të arrijë në nivelin e 40,000 lekëve. Paga minimale ndryshoi edhe në 2019. Nga 1 janari, paga minimale në shkallë vendi u rrit nga 24,000 në 26,000 lekë. Rritja ishte rreth 8 %.

Nga 1 korriku i këtij viti do të zerohet tatimi për pagat deri në 40,000 lekë, ndërsa për pagat deri në 50,000 lekë tatimi mbi të ardhurat do të përgjysmohet nga 13% që është aktualisht në 6,5%. Numri i tatimpaguesve që përfitojnë nga ulja e barrës tatimore për shkak të rritjes të pragut të patatueshëm deri në 40,000 lekë është rreth 71,500 dhe shuma e përfitimit është mesatarisht 7,800 lekë për tatimpagues/vit  ose rreth 557 milionë lekë/vit për të gjithë tatimpaguesit.

Gjithashtu, në të njëjtën linjë, për lehtësimin e barrës tatimore të shtresave në nevojë të popullsisë, me paketën fiskale u miratua që tatimpaguesit me të ardhura nga paga nga 40,001 lekë/muaj deri në 50,000 lekë/muaj, të vijojnë të paguajnë 0% tatim deri në shumën 30,000 lekë/muaj të ardhura nga paga, dhe ndryshe nga regjimi i mëparshëm, mbi shumën 30,000 lekë/muaj të paguajnë gjysmën e normës tatimore prej 13%. Sipas Ministrisë të Financave dhe Ekonomisë, numri i tatimpaguesve që përfitojnë nga kjo lehtësi tatimore është rreth 58,000 dhe shuma e përfitimit është mesatarisht 11,700 lekë për tatimpagues/vit ose në total 678 000 000 lekë/vit për të gjithë tatimpaguesit.

Ligji i ndryshuar “Për tatimin mbi të ardhurat” parashikon edhe ndryshimin e fashës së sipërme të taksimit progresiv. Nga 1 korriku i këtij viti, tatimi 23% parashikohet të fillojë të aplikohet në pagat mbi 200,000 lekë/muaj, nga 150,000 lekë/muaj që është aktualisht. Numri i tatimpaguesve që përfitojnë nga kjo lehtësi tatimore është rreth 5,900 dhe shuma e përfitimit është mesatarisht 23,000 lekë për tatimpagues/vit ose në total 135,000,000 lekë për të gjithë tatimpaguesit./Monitor

Etiketa: 000 lekë1 korriku 20222paga minimale

Të tjera

Mesazhet e Sky ECC në gjyqin ndaj Franc Çopjas: Ta vrasim shpejt, po më lind gruaja
Aktualitet

Mesazhet e Sky ECC në gjyqin ndaj Franc Çopjas: Ta vrasim shpejt, po më lind gruaja

Në gjyqin që po zhvillohet në Bruksel ndaj Franc Çopjas, i konsideruar nga prokuroria federale si figura qendrore e klanit...

16:35 20/01/2026
Tallje institucionale edhe këtë herë: AK “zbulon” duopolin e “Vodafone” dhe “One Albania” pasi qytetarët u zhvatën për vite
Aktualitet

Tallje institucionale edhe këtë herë: AK “zbulon” duopolin e “Vodafone” dhe “One Albania” pasi qytetarët u zhvatën për vite

Autoriteti i Konkurrencës ka njoftuar s'dimë për të satën herë hapjen e një hetimi të thelluar ndaj Vodafone Albania dhe...

15:43 20/01/2026
Para
U vonua nga protesta! Nis mbledhja e Kolegjit të Kryetarëve të PD

U vonua nga protesta! Nis mbledhja e Kolegjit të Kryetarëve të PD

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Mesazhet e Sky ECC në gjyqin ndaj Franc Çopjas: Ta vrasim shpejt, po më lind gruaja

Mesazhet e Sky ECC në gjyqin ndaj Franc Çopjas: Ta vrasim shpejt, po më lind gruaja

16:35 20/01/2026
Tallje institucionale edhe këtë herë: AK “zbulon” duopolin e “Vodafone” dhe “One Albania” pasi qytetarët u zhvatën për vite

Tallje institucionale edhe këtë herë: AK “zbulon” duopolin e “Vodafone” dhe “One Albania” pasi qytetarët u zhvatën për vite

15:43 20/01/2026
QSUT pa energji elektrike, mjeku Neli Demi: U kalua vija e kuqe, ky është krim institucional

QSUT pa energji elektrike, mjeku Neli Demi: U kalua vija e kuqe, ky është krim institucional

12:31 20/01/2026
Humbi telefonin e kokainës, “bosi” shqiptar i pret gishtat e këmbës

Humbi telefonin e kokainës, “bosi” shqiptar i pret gishtat e këmbës

11:51 20/01/2026
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.