Skip to content
Kryesore

Nesër provimi i parë i Maturës Shtetërore/ Rregullat kryesore për maturantët

· 2 min lexim

Nesër, më 3 qershor, do të mbahet provimi i parë i Maturës Shtetërore 2025, ku maturantët do të testohen në lëndën e Gjuhës së Huaj.

Maturantët duhet të paraqiten në ambientet e shkollës në orën 08:30, ndërsa provimi nis në orën 10:00 dhe përfundon në 12:30. Gjatë këtij orari nuk lejohet largimi nga provimi.

Disa udhëzime të rëndësishme për maturantët:

  1. Duhet të kenë me vete një mjet identifikimi (kartë ID ose pasaportë).
  2. Lejohet përdorimi i dy stilolapsave, vizores së vogël dhe makinerisë llogaritëse të thjeshtë.
  3. Veshja duhet të jetë uniforme shkollore; nëse nuk disponohet uniforma, rekomandohet bluzë me xhinse.
  4. Lejohet të kenë me vete shishe me ujë dhe këshillohet të ushqehen mirë para nisjes së provimit.

Gjithashtu, ndalohet rreptësisht përdorimi i telefonave celularë dhe orëve inteligjente gjatë kohës së testimit.

Gjatë provimit:
• Përdorni vetëm stilolaps me një ngjyrë dhe mos përdorni ngjyra të ndryshme në të njëjtën kohë.
• Firmosni kur merrni dhe kur dorëzoni testin.
• Kontrolloni që pyetjet të jenë të qarta dhe të saktë para se të filloni zgjidhjen.
• Sjellja duhet të jetë korrekte dhe me vëmendje gjatë gjithë kohës së provimit.

Provimi i Maturës Shtetërore nis nesër dhe u urojmë sukses të gjithë maturantëve!