Nesër nis zyrtarisht fushata elektorale, KQZ kërkesë të veçantë palëve politike
Nesër do të nisë zyrtarisht fushata elektorale për zgjedhjet parlamentare të 25 Prillit.
Partia Socialiste pritet ta çeli fushatën nga sheshi “Skënderbej”. Fushata do të nisë në 18:00 me një miting në sheshin kryesor e më pas do të vijohet në të gjithë vendin. Nga na tjetër Partia Demokratike ka vendosur që takimin e parë ta zhvillojë në sheshin “Nënë Tereza” në orën 17:00.
Lidhur me hpjen zyrtare të fushatës elektorale, ka reaguar dhe Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. KQZ u bën apel të gjithë drejtuesve të institucioneve publike të tregojnë vetëpërmbajtje dhe të përmbushin detyrimet e tyre sipas Kodit Zgjedhor
“Duke marrë në konsideratë raportet e para të depozituara nga monitoruesit, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, në përmbushje të përgjegjësive të veta dhe me qëllim për të përgatitur, zhvilluar dhe administruar zgjedhjet e datës 25 prill, i bën apel të gjithë drejtuesve të institucioneve publike të tregojnë vetëpërmbajtje e të përmbushin detyrimet e tyre sipas Kodit Zgjedhor lidhur me zbatimin e nenit 91 të ligjit nr. 10019, datë 28.12.2008, “Kodi Zgjedhor i Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar…. “Ndalimi i përdorimit të burimeve publike në mbështetje të subjekteve zgjedhore”, thuhet në shkresë.
Kujtojmë se situata parazgjedhore në Shqipëri ka qenë e tensionuar. Kujtojmë këtu përplasjen e Presidentit, Ilir Meta, për zyrat e FRD-së. Po ashtu kujtojmë dhe përplasjen fizike mes militanëtëve të PD dhe PS në Ditën e Verës në Elbasan, e cila ngjalli dhe reagime të shumta. E fundit ngjarje ishte sherri mes biznesmenit Gjergj Luca dhe deputetit demokrat Luçiano Boçi.
Lidhur me këto situata kanë reagur dhe OSBE/ODIHR, të cilët bënë thirrje për qetësim të situatës, duke paralajmëruar se çdo ngjarje do të dokumentohet në tre raporte krysore.