Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Nesër mbaron afati i mbylljes trijavore, ç’do vendosë Komiteti i Ekspertëve?

21:18 01/12/2020
Reading Time: 3 min lexim

Nesër merr fund kufizimi i lëvizjes deri në orën 22:00, i vendosur nga Komiteti Teknik i Ekspertëve 3 javë më parë. Si do të vazhdohet? Ky vendim i Komitetit Teknik përfshinte edhe mbylljen e bareve dhe restoranteve në këtë orë ndërkohë që 3 javë më parë u njoftua se në varësi të situatës do të njoftohen edhe masat e reja.

“Këto masa do të hyjnë në fuqi ditën e mërkurë në 11 Nëntor dhe do të zgjasin deri në 3 javë. Masat do të rishikohen çdo javë në varësi të situatës dhe dinamikës së ngjarjeve”, njoftoi ministria e Shëndetësisë 3 javë më parë.

Tashmë pritet se cili do të jetë vendimi i radhës që do të marrë Komiteti i ekspertëve, duke parë që situata e COVID në vendin tonë nuk është përmirësuar.

Bilanci u rëndua

Në Shqipëri, muaji nëntor shënoi një përkeqësim të shpejtë të situatës së pandemisë COVID-19 me një numër të lartë viktimash dhe një shtim të fortë të rasteve të reja. Të dhënat zyrtare tregojnë se janë 304 persona të cilët humbën jetën, duke bërë që mesatarja ditore e muajit të jetë prej 10 vdekjesh në ditë. Shifrat e nëntorit përbëjnë 58 përqind të totalit të viktimave që nga muaji mars. Ndërsa krahasuar me muajin tetor janë 174 vdekje më shumë, ose një rritje prej 134 përqindësh.

Çfarë do politika?

Gjatë kësaj mbyllje, u evidentuan rritje e rasteve të infektimit me Covid-19, po ashtu e vdekjeve. Opozita pretendon se qeveria fsheh numrin e viktimave për qëllime politike. E vërteta është se numrat u dyfishuan pas deklaratave të opozitës që i bëri thirrjr Prokurorisë të hetojë statistikat e vdekjeve.

Shtimi i rasteve me ardhjen e dimrit ka shtuar frikën për një karantinë të dytë.

Para mbylljes trijavore, Kryeministri Edi Rama në një konferencë për mediat u bëri thirrje qytetarëve të respektojnë masat kundër Covid për të shmangur me çdo kusht një karantinë të dytë që sipas tij do të vinte në vështirësi familjet shqiptare por edhe vetë shtetin.

“Ishte parashikuar që me ardhjen e vjeshtës numrat do të fillonin të rriteshin, por ndërsa në disa vende po rikthehen masat shtrënguese dhe po rishfaqet kërcënimi i një karantine të përgjithshme ajo që ne duhet me çdo kusht të përpiqemi dhe të parandalojmë është një karantinë e përgjithshme. Një karantinë e përgjithshme e dytë do të ishte tejet e vështirë për vendin, ekonomitë e shumë familjeve dhe shtetin”, u shpreh Rama.

E këtij mendimi është edhe opozita, e cila këmbëngul në keqmenaxhimin e krizës, Basha mbështet çdo masë që merret për parandalimin e përhapjes së koronavirusit.

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, megjithëse është kundër vendosjes me detyrim të maskave, shprehet se është kundër një karantine të dytë dhe një e tillë do ta rrënonte më shumë vendin ekonomikisht dhe psikologjikisht.  ‘Jam kundër një karantine të dytë. Karantina anulohet duke bërë testime masive”, ka deklaruar Kryemadhi.

Në mes të kufizimeve trijavore qeveria vendosi edhe kthimin e shkollave pjesërisht online, që është një hap drejt mbylljes.

Çfarë kërkon biznesi?

Kryetari i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë, Nikolin Jaka, ka deklaruar se bizneset i kanë kërkuar qeverisë një seri lehtësirash masash mbrojtëse për të mbijetuar në këto kohë të vështira.

“Ajo që kërkojmë sot pas mungesës së një pakete tjetër ndihme, të paktën të rritim disiplinën dhe masat mbrojtëse nga biznesi dhe nga ana tjetër të mos kemi një mbyllje të plotë, e cila do të ishte një katastrofë për sipërmarrjen, kur qeveria është në pamundësi për të kompensuar dëmet e shkaktuara” – thotë zoti Jaka.

Pra, si do të jetë vendimi i Komitetit të Ekspertëve. Duke parë ndikimin që ka politika në vendimet e këtij komitetit, mund të supozojmë se vendimi do të jetë thjesht një zgjatje e masave kufizuese aktuale.

/GazetaReforma.com/

Etiketa: covidkarantinaKomiteti

Të lidhura

E rëndë në Vlorë! Vajza qëllon me thikë babain pas sherrit
Aktualitet

E rëndë në Vlorë! Vajza qëllon me thikë babain pas sherrit

Në Vlorë ka ndodhur një ngjarje e rëndë familjare, ku vajza 43-vjeçare ka plagosur me thikë babanë e saj gjatë...

12:43 15/05/2025
Arrestohet ish-komandanti serb i policisë në Kosovë, çfarë dyshohet
Bota

Arrestohet ish-komandanti serb i policisë në Kosovë, çfarë dyshohet

Prokuroria Speciale e Kosovës ka bërë të ditur se mëngjesin e së mërkurës është arrestuar M.D., shtetas serb, nën dyshimin...

12:19 15/05/2025
Para

Ulsi Manja: Kolegji i Apelimeve vonon procesin e Vetingut

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

E rëndë në Vlorë! Vajza qëllon me thikë babain pas sherrit

E rëndë në Vlorë! Vajza qëllon me thikë babain pas sherrit

12:43 15/05/2025
Arrestohet ish-komandanti serb i policisë në Kosovë, çfarë dyshohet

Arrestohet ish-komandanti serb i policisë në Kosovë, çfarë dyshohet

12:19 15/05/2025
Sa vota i duhen PD-së për t’i marrë mandatin Agron Shehajt

Sa vota i duhen PD-së për t’i marrë mandatin Agron Shehajt

12:14 15/05/2025
Dështon përpjekja e 16-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës

Dështon përpjekja e 16-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës

11:51 15/05/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.