Skip to content
Kryesore

Nesër, konferenca e tretë për integrimin e Shqipërisë në BE

· 1 min lexim

Më 17 dhjetor do të mbahet në Bruksel Konferenca e tretë ndërqeveritare për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian. Ky takim do të fokusohet në hapjen e grupkapitullit të 6-të, i cili përfshin Marrëdhëniet e Jashtme dhe kapitujt negociues:

• Kapitulli 30 – Marrëdhëniet e jashtme
• Kapitulli 31 – Politika e jashtme, e sigurisë dhe e mbrojtjes

Kapitujt negociues ndahen në gjashtë grupime tematike:

Bazat; Tregu i brendshëm; Konkurrueshmëria dhe rritja gjithëpërfshirëse; Axhenda e gjelbër dhe lidhje e qëndrueshme; Burimet, bujqësia dhe kohezioni; dhe marrëdhëniet e jashtme.

Pas takimit, pritet të mbahet një konferencë për shtyp.