Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

“Nëse video nuk do bëhej publike, Rrahja do ishte deputet e Çuçi ministër”

14:05 09/07/2023
Reading Time: 3 min lexim

Fushë Kruja, Anteu i krimit dhe thembra Akilit të policisë

Ngjarja e Fushë Krujës është spektakolare sepse nis me publikimin e dhunës nga vetë agresorët dhe përfundon me shkarkimin e ministrit të Brendshëm.

Në mes këtyre esktremeve duhet kërkuar PSE-ja e guximit të agresorëve për të sfiduar në mënyrë spektakolare autoritetin e shtetit dhe frika e policisë për të vepruar ndaj dhunuesve të rendit.

Ku e gjejnë guximin një grup individësh që rrahin mizorisht qytetarët dhe të krenohen duke pubikuar videon?

Pse në pjesë të caktuara të territorit ligjin e kanë marrë në dorë “të fortët”?

Pse policia nuk veproi ndaj agresorëve? Pse nuk mori dëshmitë e viktimave ?

Politika dhe krimi funksionojnë sipas parimit të enëve komunikuese.

Krimi jo vetëm konkuron shtetin në aspektin e monopolit të forces, por ia ka konfiskuar atë.

Ndërsa policia dhe drejtësia shkelqejnë minimalisht me pasivitetin e tyre vetëdiskreditues dhe maksimalisht bëhen lolo në sytë e publikut.

Policia edhe njëherë tregoj se ka frikë të merret me individë që gëzojnë mbrotje politike. Jo pa shkak. Emiliano Nuhu dhe Dritan Zagani dikur oficerë policie sot janë azilantë politik sepse dje guxuan të merren me bandillët ndërkohë që përballë dhe publikisht u doli dora vetë Kryeministrin.

Jane lidhjet e politikës me botën e krimit që kanë kompromentuar konceptin e drejtësisë dhe shtetit ligjor.

Veprimi me vonesë i policisë dëshmoi se policisë nuk i mungojnë kapacitetet dhe kopetencat, por ajo është e druajtur për të vepruar ndaj njerëzve problematikë me ligjin, për shkak se ata i sheh ose në shoqërinë e figurave të larta të politikës ose me imunitet politik.

Fushë Kruja dëshmon se koncepti: të gjithë janë të barabartë para ligjit” ka mbetur si premtim elektoral.

Nuk ka qenë reflektimi i policisë apo politikës, që çoi në efektin domino të dorëheqjeve dhe shkarkimeve. Për ngarjen nuk reaguan institucionet dhe drejtësia.

Nëse video nuk do të ishte bërë publike asgjë nuk do të ndodhte. Rrahja do të ishte deputet. Shefi i policisë atje do të vijonte t’i bënte presion viktimave, gurorja do të ishte në punë me kapacitet të plotë dhe çuçi do të ishte ministër i Brendshëm. Në Parlament shumica do të betohej se ka 10 vjet që vendi ka shtet.

Ishte zemërimi i publikut ndaj kësaj sfide publike që bën agresorët, katalizatori që çoi në dorëheqjen e deputetit, ndalimin e disa anëtarëve të bandës, shpalljen në kërkim të tjerëve, bllokimin e biznesit të gurores, shkrirjen e postës së policisë në vendngjarje dhe shkarkimin e Ministrit të Brendshëm.

Fushë Kruja tregoi se për të patur drejtësi e ndëshkim ndaj padrejtësisë nuk mjaftojnë vetëm ligjet dhe institucionet, por duhet edhe angazhimi i të gjithë qytetarëve. Pa reagimin kolektiv asgjë nuk do të ndodhte sepse institucionet janë inekzistente.

Fushë Kruja në menyrë të përsëritur tregoi se mungesa sado e vogël e shtetit te se drejtës, zaptohet me efikasitet nga dhuna dhe korrupsioni.

Policia ka humbur terren!

Policia nuk zotëron situatën operative!

Policia e ka shkelur betimin

Ndërsa kur receta e zgjidhjes së problemit mbetet e njejta, recetë që është dëshmuar sistematikisht që është e dështuar dhe pa rezultat, deshtimi dhe skandalet e radhës janë të garantuara.

Filozofia me doreheqje, shkarkime “en block” të efektivave, ndryshim thjesht emrash, operimi me skenar déjà vu krehje, postoblloqe, kontrolle banesash etj, nuk funsionon!

Problemi është sistemik, strukturor dhe i strukturuar. Lipset zgjidhje sistemike, strukturore dhe e strukturuar!

Abonohu

Merr lajmet kryesore në email

Politikë, drejtësi, SPAK, investigime dhe para publike — pa zhurmë, vetëm zhvillimet që kanë rëndësi.

Të tjera

Tenderat në Kolonjë dhe ARRSH, SPAK çon në gjyq kryebashkiakun Erion Isai dhe ish-zyrtarët
Aktualitet

Tenderat në Kolonjë dhe ARRSH, SPAK çon në gjyq kryebashkiakun Erion Isai dhe ish-zyrtarët

SPAK ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim kryebashkiakun e Bashkisë Kolonjë, Erion Isai, ish-zëvendëskryetaren e tij, Eljona Mydini,...

16:24 19/06/2026
Tragjedi në bregdetin e Lezhës, deti u merr jetën dy vajzave të mitura 9 dhe 11 vjeç
Aktualitet

Tragjedi në bregdetin e Lezhës, deti u merr jetën dy vajzave të mitura 9 dhe 11 vjeç

Një tragjedi e rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në plazhin e Tales në Lezhë, ku dy vajza të mitura,...

15:18 19/06/2026
Para
Tragjedi në bregdetin shqiptar! Mbytet babai me dy fëmijët e mitur, çfarë deklarojnë dëshmitarët

Tragjedi në bregdetin shqiptar! Mbytet babai me dy fëmijët e mitur, çfarë deklarojnë dëshmitarët

Lajmet e fundit

Tenderat në Kolonjë dhe ARRSH, SPAK çon në gjyq kryebashkiakun Erion Isai dhe ish-zyrtarët

Tenderat në Kolonjë dhe ARRSH, SPAK çon në gjyq kryebashkiakun Erion Isai dhe ish-zyrtarët

16:24 19/06/2026
Tragjedi në bregdetin e Lezhës, deti u merr jetën dy vajzave të mitura 9 dhe 11 vjeç

Tragjedi në bregdetin e Lezhës, deti u merr jetën dy vajzave të mitura 9 dhe 11 vjeç

15:18 19/06/2026
Një nga arritjet e mëdha të protestës: Ka lindur një popull që nuk njeh më frikën

Një nga arritjet e mëdha të protestës: Ka lindur një popull që nuk njeh më frikën

14:22 19/06/2026
Rama përdor policinë për të shuar revoltën, 23 protestues procedohen

Rama përdor policinë për të shuar revoltën, 23 protestues procedohen

13:07 19/06/2026
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Gazeta Reforma është pjesë e rrjetit mediatik të Electral.

Lajme, investigime dhe analiza për çështjet publike në Shqipëri e rajon.

Kontakt: [email protected]

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2026 GazetaReforma

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu

© 2026 GazetaReforma

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.
  • Shqip