E rëndësishme për të mos u harruar: Oligarkët janë pjesë e sistemit që protesta po kundërshton!
Kjo protestë është kundër një sistemi ku politika, paraja e madhe, mediat, lejet, pronat publike, koncesionet dhe oligarkët kanë funksionuar si një trup i vetëm.
Prandaj nuk mjafton të flitet vetëm për qeverinë e politikën.
Duhet folur edhe për ata që kanë përfituar prej saj.
Për ata që janë rritur me privilegje publike.
Për ata që kanë marrë toka, leje, tendera, koncesione, tregje të kapura dhe mbrojtje politike.
E vërtetë: Protesta nuk duhet të përçahet. Nuk duhet të shpallë tradhtarë pa prova. Nuk duhet të hajë veten nga brenda.
Por bashkim nuk do të thotë heshtje.
Nëse protesta harron oligarkët, harron gjysmën e sistemit që po kundërshton.
Në Shqipëri, pushteti nuk ka jetuar vetëm në zyra qeverie.
Ka jetuar edhe në kulla, media, prona publike, leje ndërtimi, koncesione dhe para të mëdha.
Prandaj mesazhi mbetet ky:
Bashkim po. Përçarje jo. Por heshtje për oligarkët, kurrë!







