Skip to content
Bota

Nëna shqiptare i dërgon lutje të hapur Boris Johnson: “Mos ma dërgo djalin në Ruanda, do vrasë veten”

· 2 min lexim

Një i ri shqiptar, i cili kishte deportuar në Angli në mënyrë ilegale u kap nga forcat e policisë britanike dhe të martën e kaluar u tentua të dërgohej në Ruanda bashkë me 6 azilantë të tjerë.

Pasi ka marrë vesh lajmin, nëna e tij rreth të 50-ave i ka bërë një lutje të hapur kryeministrit britanik, Boris Johnson duke i kërkuar që të mos ia dërgojë djalin në Afrikë, pasi rrezikon të vrasë veten dhe nuk do ta shohë më kurrë.

Ajo tregon se e puthi djalin e saj për ti dhënë lamtumirën pak para Krishtlindjeve, ndërsa ai u nis për në Britani me shpresën për të punuar.

Nëna e të riut tregon se jeton në kushte të vështira  dhe se e ardhura e saj e vetme janë vetëm me 2 lopë.

Ministrja e Punëve të Brendshme  në Angli, Priti Patel, dështoi në dërgimin e shtatë azil kërkuesve të parë në Ruanda, por ajo nuk ka hequr dorë nga vijimi këtij plani pas marrëveshjes me qeverinë e Ruandës,  dy muaj më parë.

Gazeta Mail on Sunday thotë se edhe ata shqiptarë që kanë mbërritur ditët e fundit me gomone, kanë marrë njoftime se azil kërkimi tyre do të shqyrtohet në Ruanda.