Skip to content
Kryesore

Nëna e Martin Canit flet për videon e momentit të vrasjes: “Policia, shteti duhet ta kishin zbuluar! Shumë e rëndë! Ka manipulime në të gjitha drejtimet”

· 1 min lexim

Nëna e 14-vjeçarit Martin Cani ka reaguar në emisionin “Opinion” në lidhje me publikimin e videos së momentit të vrasjes së djalit të saj:

Me të thënë të drejtën po mundohemi të mbajmë veten dhe ta kthejmë dhimbjen në forcë. U trondita jashtë mase shumë, tronditje shumë e madhe psikologjike. Nuk e dija që video është publikuar. Unë nuk munda që ta shikoj.

Kam disa raste që nuk kam shkuar në gjyq se nuk e përballoj dot.

Ne kërkojmë dënimin asgjë më shumë. Ne jetojmë me dhimbje dhe unë nuk dua që video të jepet herë pas here. Shfaqja e videos shumë e rëndë.

Me thënë të drejtën këtu është policia, shteti që duhet ta kishin zbuluar këtë.

Autori është para gjykatës është por ende nuk ka marrë një dënim që po e presim, i ndjek hap pas hapi procedurat e gjykatës.

Me thënë të drejtën pikëpyetjet janë të mëdha. Ka manipulime në të gjitha drejtimet. Aty nuk ishin banda kriminelësh por janë fëmijë është shumë e thjeshtë për ta zbuluar”– tha Florina Cani.