Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Nën masën “Detyrim paraqitje”, Ajola Xoxa mbërrin në SPAK

12:15 20/06/2025
Reading Time: 1 min lexim
Ajola Xoxa paraqitet në SPAK, i komunikohen sot zyrtarisht akuzat

Ajola Xoxa, bashkëshortja e kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj, është paraqitur në Prokurorinë e Posaçme në zbatim të masës së sigurisë “detyrim për paraqitje”.

Ajo ndodhet nën hetim për disa vepra penale të rënda, në kuadër të dosjes hetimore që përfshin dhe bashkëshortin e saj.

SPAK e akuzon Xoxën për korrupsion pasiv të funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhur vendorë, në bashkëpunim (nëntë herë), pastrim të produkteve të veprës penale ose të veprimtarisë kriminale, si dhe fshehje apo deklarim të rremë të pasurive dhe interesave private, si subjekt i detyruar për deklarim sipas ligjit. Akuzat e ngritura bazohen në nenet 260, 25, 287/2 dhe 257/a/2 të Kodit Penal.

Hetimet e SPAK kanë zbuluar një skemë të mirëorganizuar, përmes së cilës Xoxa, në bashkëpunim me Veliajn, dyshohet se ka krijuar një rrjet përfitimesh të paligjshme nga fondet publike të Bashkisë së Tiranës.

Sipas prokurorisë, kjo skemë kishte si qëllim pasurimin personal dhe familjar, përmes veprimeve të kamufluara dhe në kundërshtim me ligjin.

Fillimisht, ndaj saj ishte caktuar masa e sigurisë “arrest në shtëpi”, por kjo masë u zbut në seancën e vlerësimit të masës nga Gjykata e Posaçme, e cila vendosi “detyrim për paraqitje”.

Abonohu

Merr lajmet kryesore në email

Politikë, drejtësi, SPAK, investigime dhe para publike — pa zhurmë, vetëm zhvillimet që kanë rëndësi.

Etiketa: Arjola XoxaSPAK

Të tjera

Internet celular më i shtrenjtë se në rajon, shqiptarët paguajnë faturën e duopolit
Aktualitet

Internet celular më i shtrenjtë se në rajon, shqiptarët paguajnë faturën e duopolit

Shqipëria rezulton vendi më i shtrenjtë në Ballkanin Perëndimor për paketën bazë të internetit celular, në raport me të ardhurat...

20:35 19/06/2026
I dashur ministër “të fala topave”!
Aktualitet

I dashur ministër “të fala topave”!

Nga Irena Beqiraj Ministri i Financave shkruan: "Shqipëria është lider në rajon për rritjen dhe qëndrueshmërinë ekonomike dhe këtë s'e...

20:28 19/06/2026
Para
Hakerat sulmojnë faqen e Bashkisë së Tiranës

Hakerat sulmojnë faqen e Bashkisë së Tiranës

Lajmet e fundit

Internet celular më i shtrenjtë se në rajon, shqiptarët paguajnë faturën e duopolit

Internet celular më i shtrenjtë se në rajon, shqiptarët paguajnë faturën e duopolit

20:35 19/06/2026
I dashur ministër “të fala topave”!

I dashur ministër “të fala topave”!

20:28 19/06/2026
Ata pak personazhe publikë që folën në fillim për protestën, pse papritur po heshtin tani?

Ata pak personazhe publikë që folën në fillim për protestën, pse papritur po heshtin tani?

20:04 19/06/2026
Tenderat në Kolonjë dhe ARRSH, SPAK çon në gjyq kryebashkiakun Erion Isai dhe ish-zyrtarët

Tenderat në Kolonjë dhe ARRSH, SPAK çon në gjyq kryebashkiakun Erion Isai dhe ish-zyrtarët

16:24 19/06/2026
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Gazeta Reforma është pjesë e rrjetit mediatik të Electral.

Lajme, investigime dhe analiza për çështjet publike në Shqipëri e rajon.

Kontakt: [email protected]

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2026 GazetaReforma

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu

© 2026 GazetaReforma

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.
  • Shqip