Skip to content
Kryesore

Nën masa të forta sigurie, Ragip Gila mbërrin në gjykatën e Shkodrës

· 1 min lexim

Ragip Gila, i dyshuari për masakrën e ndodhur në Shkodër ku mbetën të vrarë dy persona dhe u plagosën dy të tjerë, është sjellë sot në gjykatë nën masa të rrepta sigurie.

Ai u shoqërua nga forcat e policisë drejt gjykatës së Shkodrës, ku pritet të njihet me masën e sigurisë që do të vendoset ndaj tij.

Seanca do të drejtohet nga gjyqtarja Ermira Dedja.