Skip to content
Të Gjitha

“Nën lëkurën” e heronjve shqiptarë të pandemisë

· 3 min lexim

Duket se situata nga Covid-19 në vendin tonë po shkon drejt normalizimit pasi gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 6 raste të reja, duke e çuar 795 numrin total të të infektuarve.

Megjithatë, aktualisht janë vetëm 233 raste aktive, pasi 67% e pacientëve janë shëruar dhe numri i përgjithshëm ka shkuar në 531.

LEXO: Të dhënat e fundit: 6 raste të reja me Covid-19 në vendin tonë, 67% e të prekurve janë shëruar

Sakaq, qeveria ka paralajmëruar hapjen e vendit duke lehtësuar gradualisht masat në datat 4, 11 dhe 18 maj.

LEXO: “3 të hënat që hapin Shqipërinë”, Rama publikon planin: Nga hapja e qendrave estetike tek lokalet

Së fundmi, ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka publikuar një video nga spitali COVID-2 ku stafi shëndetësor tregon për eksperiencat dhe përjetimet teksa luftonin ndaj koronavirusit.

Përveç ankthit dhe frikës, disa prej anëtarëve të stafit kanë 1 muaj e gjysëm që nuk shohin familjarët e tyre për t’i mbrojtur ata ndërkohë që luftojnë ndaj Covid-19.

”Kemi pritur urgjenca të ardhura të konfirmuara dhe të pakonfirmuara. Gjithsesi ne kemi punuar dhe pa menduar se mund të infektohesha.”- kryeinfermierja Adelina Dragoti.

”Po shkoj në shtëpi gjithë stres pasi 2 vajzat e mia kanë nevojë për mua. Ruhem, ruhem që ato mos të infektohen. ”- kryeinfermierja Lediana Hida.

”Ishte vërtet shumë i vështirë pasi edhe hera e parë në këtë situatë.”- infermieri i Urgjencës, Sofokli Hoxha.

”Momenti i parë kishte disa elementë, ankthin, stresin dhe frikën nga infektimi por ishte dhe diagnoza pasi hera e parë që përballeshim me këtë.”- shef i imazherisë, Dr. Pëllumb Hysko.

”Familjen kam një muaj e gjysëm pa e parë, që kur ne u shpallëm COVID-2. Nuk kemi vajtur, normalisht flasim me WhatsApp, Skype por pjesa e kontaktit kemi 1 muaj e gjysëm. ”- u shpreh penumologia Irma Tashi.

https://www.facebook.com/168952600227465/posts/944221976033853/

Përballja me pandeminë e Covid-19 tregoi se bluzat e bardha janë heronjtë e vërtetë që janë në vijën e parë të luftës çdo ditë, duke shpëtuar jetën e njerëzve e duke rrezikuar edhe jetën e tyre.

Në botën qindra mjekë e infermierë kanë humbur jetën dhe mijëra të tjerë janë infektuar, ndërsa në vendin tonë janë infektuar dhjetërsa persona të personelit mjekësor.

Ndër të tjera pandemia i dha një mësim të mirë vendit tonë, ku bluzat e bardha nuk e kanë marrë vendin që meritojnë, qoftë nga kushtet e punës e pagat e ulëta, ashtu edhe nga mungesa e vlerësimit të shoqërisë shqiptare.

Të gjithë shpresojmë që pandemia të mbarojë sa më shpejt dhe ditët e këqija t’i përkasin së kaluarës, teksa sot më shumë se kurrë u besojmë bluzave të bardha.