Skip to content
Të Gjitha

Në të njëjtin vend, bie sërish palma në Durrës. Mund të kishte zënë poshtë makinën e policisë dhe një qytetar

· 1 min lexim

Durrës- Para disa ditësh një palmë u këput, duke zënë poshtë disa njerëz, një biçikletë dhe një motor.

Ngjarja është regjistruar në zonën e quajtur “Valuta”.

Sipas qytetarëve të shumtë që ndodheshin në vendin e ngjarjes, si pasojë e rënies së palmës ka pasur edhe të plagosur.

E njëjta ngjarje dhe në të njëjtin vend është përsëritur ditën e sotme.

Në pamjet që sjell Shqiptarja.com nga kamerat e sigurisë, shihet se si shpëton një kalimtar që po afrohen pranë, ndërsa palma rrëzohet sapo kalon edhe një makinë policie.

Fatmirësisht, nuk ka të lënduar.