Skip to content
Të Gjitha

Në radhë për mjetet e identifikimit\ Kaos për shkak të kthimit të emigrantëve

· 1 min lexim

Në Zyrat e Gjendjes Civile dhe të Policisë ka pasur radhë të gjata pritjeje.

Shqiptarët janë dyndur për rinovimin e dokumentave të identifikimit, duke pritur për orë të tëra.

Kaosi ka ardhur si pasojë e dy faktorëve.

I pari lidhet me skadimin e afatit të pasaportave biometrike.

Ndërsa, faktori i dytë lidhet me kthimin e emigrantëve, të cilët bëjnë aplikimin për pasaporta të reja.

Erdhëm nga Greqia. Duam të mbarojmë punë sa më shpejtë.

Kam që në orën 5 të mëngjesit që rri këtu për të marrë një numër.

Ndërkohë është mesditë dhe unë ende nuk kam marrë numër radhe. ”- shprehen qytetarët për kamerat e Top Channel.

Ditët e pushimit me rastin e festave e kanë ndërlikuar më shumë situatën.

Ministria e Brendshme u ka bërë thirrje qytetarëve që në fillim të këtij muaji për rinovimin e dokumentave.

Ministri i brendshëm Sandër Lleshaj, me anë të një njoftimi, bëri me dije se neglizhenca do të shoqërohet me probleme në marrjen e shërbimeve .

Rreth 1.4 milion shtetasve u kanë skaduar mjetet e identifikimit.