Skip to content
Të Gjitha

Në pranga 21-vjeçari, vodhi 1 milionë lekë në një banesë

· 1 min lexim

Policia e Fierit zbardhi një ngjarje e cila ka ndodhur me 8 shtator të këtij viti.
Ngjarja bënte fjalë për një vjedhje prej 1 milionë lekësh të reja në një banesë në Lalar, Patos ku u kap autori i dyshuar.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier, bën të mundur ndalimin e autorit të dyshuar, shtetasin me iniciale M.B.
Policia bën me dije se autori i ndaluar është shtetasi 21-vjeçar Ergest Malaj i cili është banues në Fier.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale “Vjedhje” parashikuar nga Neni 134/3 i Kodit Penal.