Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Në kërkim për trafikim të lëndëve narkotike, arrestohet në Spanjë Juxhin Drazhi

18:50 08/08/2025
Reading Time: 2 min lexim

Një nga të shumëkërkuarit për trafik ndërkombëtar droge është arrestuar në Spanjë.

Bëhet fjalë për 34-vjeçarin Juxhin Drazhi, i cili u kap në qytetin Almuñécar të Granadës, pas një operacioni të organizuar nga Garda Civile spanjolle.

Arrestimi i tij u bë me qëllim ekstradimi drejt Shqipërisë, ku ai është i akuzuar për disa vepra të rënda penale në kuadër të operacionit “Ura”.

Drazhi ishte pjesë e grupit kriminal të drejtuar nga Elvis Doçi, që merrej me trafikimin e lëndëve narkotike drejt Italisë dhe vendeve të tjera të BE-së.

Ai ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar prej disa muajsh dhe ndaj tij Gjykata e Posaçme kishte caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” për tre akuza: trafikim i lëndëve narkotike në bashkëpunim, pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal dhe kryerje veprash penale nga grup i strukturuar kriminal.

Arrestimi i tij në Spanjë ndodhi në një vilë luksoze, e izoluar dhe e pozicionuar në një zonë të lartë, që i mundësonte mbikëqyrjen e ambientit përreth.

Autoritetet spanjolle kishin vënë re se në banesë ishin vendosur masa të forta sigurie, çka ngriti dyshimet se aty fshihej një person me rrezikshmëri të lartë.

Sipas raportimeve, Drazhi nuk dilte kurrë nga vila dhe përdorte persona të tjerë për të kryer blerjet dhe nevojat e përditshme, në mënyrë që të mos binte në sy të autoriteteve.

Në momentin që u rrethua nga forcat e policisë, ai tentoi të arratisej nëpërmjet një rruge malore, por u kap pas një ndjekjeje nga oficerët.

Gjatë kontrollit në banesë u gjetën dokumente të falsifikuara, pasaportë, kartë identiteti dhe patentë shoferi, që i shërbenin për të mbuluar identitetin e tij të vërtetë.

Po ashtu, u sekuestruan sende luksoze, përfshirë një orë e shtrenjtë, si dhe një armë zjarri me dy karikatorë, 13 fishekë dhe një silenciator, të cilat ishin fshehur pranë zonës ku ai tentoi të arratisej.

Ndaj Drazhit ishte lëshuar më herët edhe një urdhër për sekuestrimin e disa pasurive në Shqipëri, përfshirë kompaninë “Majestic Construction” dhe nëntë prona të tjera që dyshohet se janë përfituar nga aktiviteti kriminal.

Operacioni “Ura” ka goditur tre grupe të fuqishme kriminale të përfshira në trafikun ndërkombëtar të kokainës dhe heroinës, pastrimin e parave dhe shpërdorimin e detyrës.

Hetimet për këtë rrjet të gjerë nisën në vitin 2016 dhe u intensifikuan pas vitit 2020, kur përmes përgjimeve dhe mesazheve të koduara në platformën SkyECC u zbuluan transaksione të dyshimta në vlerën deri në 5 milionë euro në para kesh.

Etiketa: lende narkotike

Të tjera

Veliaj: “Pas 9 muajsh, ende nuk më është dhënë asnjë faqe nga dosja e akuzave”, SPAK: I janë dorëzuar me USB, tetë seanca janë shtyrë për shkak të tyre
Aktualitet

Veliaj: “Pas 9 muajsh, ende nuk më është dhënë asnjë faqe nga dosja e akuzave”, SPAK: I janë dorëzuar me USB, tetë seanca janë shtyrë për shkak të tyre

SPAK ka reaguar pas pretendimeve të kryebashkiakut Erion Veliaj në seancat paraprake, ku ai është shprehur se nuk është njohur...

16:56 06/12/2025
Trump ngre debat në Uashington: “Ky është futboll, jo soccer, NFL duhet të gjejë një emër tjetër”
Bota

Trump ngre debat në Uashington: “Ky është futboll, jo soccer, NFL duhet të gjejë një emër tjetër”

Presidenti amerikan Donald Trump deklaroi se termi futboll i takon sportit më të popullarizuar globalisht, të cilin amerikanët vazhdojnë ta...

16:07 06/12/2025
Para
Horoskopi sot, 2 qershor 2023

Horoskopi: 9 gusht 2025

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Veliaj: “Pas 9 muajsh, ende nuk më është dhënë asnjë faqe nga dosja e akuzave”, SPAK: I janë dorëzuar me USB, tetë seanca janë shtyrë për shkak të tyre

Veliaj: “Pas 9 muajsh, ende nuk më është dhënë asnjë faqe nga dosja e akuzave”, SPAK: I janë dorëzuar me USB, tetë seanca janë shtyrë për shkak të tyre

16:56 06/12/2025
Trump ngre debat në Uashington: “Ky është futboll, jo soccer, NFL duhet të gjejë një emër tjetër”

Trump ngre debat në Uashington: “Ky është futboll, jo soccer, NFL duhet të gjejë një emër tjetër”

16:07 06/12/2025
Dorëheqja – Nga Florian Binaj

Dorëheqja – Nga Florian Binaj

16:00 06/12/2025
Maduro kërkoi 200 milionë dollarë dhe amnisti për 100 zyrtarë, dështojnë negociatat me Donald Trump

Maduro kërkoi 200 milionë dollarë dhe amnisti për 100 zyrtarë, dështojnë negociatat me Donald Trump

15:56 06/12/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.