Skip to content
Të Gjitha

Në kërkim për rrëmbimin dhe vrasjen e Jan Prengës. Ja rolet e 6 anëtarëve të grupit Doçaj (Foto)

· 3 min lexim

Teksa ka kaluar mbi një muaj nga rrëmbimi dhe vrasja e Jan Prengës, të dhëna të reja dalin rreth kësaj çështjeje çdo ditë.

Shkak për rrëmbimin dhe vrasjen e Prengës u bë një sasi e konsiderueshme kokaine, që vëllai i tij Astrit Prenga nuk ia dorëzoi grupit kriminal, për të cilin punonte.

Ja përse u rrëmbye Jani Prenga

Mendohet se porositësi i rrëmbimit është Dritan Rexhepi, i cili gjendet në një burg në Ekuador, por vetë ai i ka mohuar këto akuza.

Akuzohet për vrasjen e Jani Prengës, ja çfarë tha Dritan Rexhepi

Deri më tani janë arrestuar Bajrami dhe dy djemtë e tij Leonard e Elton Hajrin, menaxheri i kompleksit Olsi Turja e Festim Bexhdili, si dhe Ardian Doçi, që akuzohen për “rrëmbimi ose mbajtja peng e personit”, “fshehja ose asgjësimi i kufomës”, “veprime që pengojnë zbardhjen e të vërtetës”, “përkrahje e autorit të krimit” dhe “armëmbajtje pa leje”.

4 të parët janë përfshirë në veprimet për rrëmbimin dhe vrasjen e viktimës, Festim Bexhdili, i cili u arrestua në Kavajë, dyshohet se ka fshehur dhe asgjësuar trupin e 49-vjeçarit, kurse Ardian Doçi dyshohet si një nga porositësit e rrëmbimit pasi në përgjimet e policisë ai ka folur me vëllain e Prengës lidhur me sasinë e drogës.

Së fundmi, BalkanWeb ka publikuar fakte të reja rreth pjesëtarëve të fisit Docaj, të dyshuar për rrëmbimin, torturimin dhe zhdukjen e Jan Prengës, më 17 janar.

Ata janë shpallur të gjithë në kërkim nga Policia e Shtetit, ndërsa fotot e tyre janë publikuar së fundmi.

Por, cila ka qenë detyra e 6 personave të përfshirë në këtë ngjarje të rëndë?

– Gentian Doçaj : ka udhëruar rrëmbimin e 49-vjeçarit.

– Artan Doçaj, vëllai i Gentianit, drejtoi makinën “Range Rover” me të cilën u mor peng 49-vjeçari.

-Aldo Manishta ndodhej në sedilen e pasme të automjetit dhe së bashku me Artanin dyshohet se e torturuan pengun deri në vdekje.

-Të dyshuarit e tjerë, Aleks Doçaj, Martin Bleta, Korado Gështenja, rezultojnë pjesëmarrës direkt në ngjarje dhe shfaqen në pamjet filmike të garazhit të resortit duke kryer veprime me trupin e pajetë të Prengës, të cilin e nxjerrin me një furgon të bardhë të mbyllur.

Po ashtu, Altin Hajri pronar i “Golden Resort”, është në kërkim, ndërsa gjykata ka caktuar masë sigurie edhe për Dritan Rexhepin qe ndodhet në burg në Ekuador prej 2014.