Skip to content
Kryesore

Në kërkim për rrahjen e Vladimir Bruçit, arrestohet në Shkodër Arlind Kajoshi

· 1 min lexim

Në orët e vona të së shtunës, Policia e Shkodrës arrestoi Arlind Kajoshin, i shpallur në kërkim për dhunimin e Vladimir Bruçit, ngjarje e ndodhur më 3 qershor 2024.

Së bashku me të, në atë ngjarje ishin përfshirë edhe Samuel Troshani dhe Izmir Sakica.

62-vjeçari Bruçi u dhunua për shkak të një konflikti banal që nisi për një vend parkimi.

Në incident u përfshinë gjithsej gjashtë persona, ndërsa Vladimir Bruçi u godit me sende të forta dhe përfundoi në spital. Fatmirësisht, pas trajtimit mjekësor, ai doli jashtë rrezikut për jetën.

Viktima është babai i Alban Bruçit, një emër i njohur për autoritetet, i cili më 7 shtator 2023 tentoi të eliminonte fizikisht vëllanë e Arlindit, kampionin e boksit Arjon Kajoshin.

Arlind Kajoshi u kap në një banesë të braktisur në fshatin Shtoj, në periferi të Shkodrës.

Ai është shoqëruar në ambientet e policisë, ndërsa hetimet për ngjarjen vijojnë.