Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Në kërkim me “arrest me burg”, Ermal Beqiri merr 2.6 mln euro nga KLGJ

12:50 18/02/2026
Reading Time: 2 min lexim

Ndërsa ndaj tij është në fuqi masa e sigurimit “arrest me burg” për akuzën e grupit të strukturuar kriminal në dosjen e tenderave të AKSHI-t, Ermal Beqiri arrin të sigurojë një kontratë publike me vlerë 2.6 milionë euro nga vetë Këshilli i Lartë Gjyqësor. Një situatë që vendos përballë njëra-tjetrës drejtësinë penale dhe fondet publike.

Kompanitë e tij, Soft Solution dhe Horizon, janë shpallur fituese të procedurës me objekt “sistem ENTERPRISE SERVICE BUS (ESB)”, me kohëzgjatje 3-vjeçare. Pra, për tre vite radhazi, këto subjekte do të përfitojnë para publike, ndërkohë që pronari i tyre është nën hetim dhe me masë sigurimi të paekzekutuar.

Tenderi u hap në verën e vitit 2025. Në garë morën pjesë edhe ABS e Gerond Meçes, në bashkëpunim me Data Log të Sokol Sinanit, të cilat ofruan 256 milionë lekë të rinj. Bashkimi i operatorëve Soft Solution dhe Horizon ofroi 253 milionë lekë dhe u rendit i pari.

Ankesa e Meçes dhe Sinanit në Komisionin e Prokurimit Publik u rrëzua me vendimin nr. 1937, datë 30 dhjetor 2025. Por çështja nuk u mbyll aty. Më 13 janar 2026, Gjykata Administrative e Apelit vendosi “masën e sigurimit të padisë, duke urdhëruar, pezullimin e efekteve juridike të vendimit të KPP-së si dhe ndalimin e lidhjes dhe ekzekutimit të kontratës që buron nga procedura e prokurimit, deri në dhënien e një vendimi të formës së prerë të çështjes së themelit”.

Pavarësisht këtij vendimi për pezullim, KLGJ shpalli fituese kompanitë e Beqirit. Në dokumentacionin e gjykatës nuk rezulton informacion nëse ka një vendim të formës së prerë mbi themelin e çështjes.

Rasti ngre një kontrast të fortë institucional. Nga njëra anë, një person i akuzuar për përfshirje në grup të strukturuar kriminal dhe me masë “arrest me burg” në fuqi. Nga ana tjetër, një kontratë 3-vjeçare me miliona euro nga institucioni që administron sistemin gjyqësor.

Si është e mundur që një operator ekonomik në pronësi të një personi në këtë situatë penale të vijojë të shpallet fitues i tenderave publikë? Çfarë mesazhi jep kjo për standardin e integritetit në prokurimet që financohen nga taksat e qytetarëve?

Të tjera

“Rrezikova jetën për liri, Kosova ishte më e rëndësishme se fati im personal”- fjalimi i Hashim Thaçit në Gjykatën e Hagës
Aktualitet

“Rrezikova jetën për liri, Kosova ishte më e rëndësishme se fati im personal”- fjalimi i Hashim Thaçit në Gjykatën e Hagës

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë u zhvillua seanca përmbyllëse ku ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës paraqitën...

15:15 18/02/2026
Shqipëria mbyll ëndrrën olimpike në Milano-Cortina 2026, por shkruan histori
Aktualitet

Shqipëria mbyll ëndrrën olimpike në Milano-Cortina 2026, por shkruan histori

Shqipëria mbylli ëndrrën e saj olimpike në Lojërat Olimpike Dimërore Milano-Cortina 2026, duke përfunduar një kapitull që do të mbetet...

14:56 18/02/2026
Para
Shqipëria mbyll ëndrrën olimpike në Milano-Cortina 2026, por shkruan histori

Shqipëria mbyll ëndrrën olimpike në Milano-Cortina 2026, por shkruan histori

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

“Rrezikova jetën për liri, Kosova ishte më e rëndësishme se fati im personal”- fjalimi i Hashim Thaçit në Gjykatën e Hagës

“Rrezikova jetën për liri, Kosova ishte më e rëndësishme se fati im personal”- fjalimi i Hashim Thaçit në Gjykatën e Hagës

15:15 18/02/2026
Shqipëria mbyll ëndrrën olimpike në Milano-Cortina 2026, por shkruan histori

Shqipëria mbyll ëndrrën olimpike në Milano-Cortina 2026, por shkruan histori

14:56 18/02/2026
Në kërkim me “arrest me burg”, Ermal Beqiri merr 2.6 mln euro nga KLGJ

Në kërkim me “arrest me burg”, Ermal Beqiri merr 2.6 mln euro nga KLGJ

12:50 18/02/2026
Tensione në Rrjoll, përplasje me Policinë, 6 banorë shoqërohen pasi bllokuan “Gener 2”

Tensione në Rrjoll, përplasje me Policinë, 6 banorë shoqërohen pasi bllokuan “Gener 2”

12:12 18/02/2026
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.