Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Ndryshimet kushtetuese më 30 korrik, Meta: “Kush e ka vendosur këtë datë, ekziston vetëm ‘5 qershori’

19:16 24/07/2020
Reading Time: 2 min lexim

Presidenti Ilir Meta ka vijuar sot me konferencën e tij javore me gazetarët.I pyetur nga gazetarët në lidhje me afatin prej 6 ditësh për të votuar në parlament ndryshimet kushtetuese, presidenti Meta tha se nuk ekziston një datë e tillë, nuk e ka vendosur as BE-ja, as NATO-ja e as Budenstagu. Për presidentin Meta ekziston vetëm një datë dhe ajo është 5 qershori, pasi është një marrëveshje ku kanë investuar të gjitha forcat politike në vend.

“Kush e ka vendosur këtë afat, Parlamenti Evropian, BE, Bundestagu, NATO, kush e ka vendosur 30 korrikun, kush e ka shpikur?Ekziston vetëm një datë e rëndësishme. 5 qershori sepse ekziston një marrëveshje ku janë investuar të  gjitha forcat politike të vendit. Është e vetmja marrëveshje që mundëson rikthimin e legjitimitetit të gjithë institucioneve.Edhe nëse mund të rishikohet një element i 5 qershorit duhet rishikuar në mënyrë, konsensuale dhe gjithëpërfshirëse dhe me ekspertët ndërkombëtarë që mund të certifikojnë  që çdo ndryshim i shërben mbarëvajtjes së zgjedhjeve të ardhshme.”

Më tej presidenti Meta tha se kush do që shpik një datë të re apo prek ‘5 qershorin’ duhet ta dijë që ka edhe ditë të tjera pas 30 korrikut. Por gjërat do të ndryshojnë pasi nuk do të ketë vend në tryezë për ata që mendojnë për interesat e një pakice, pasi ky është shembulli më kriminal sesi mund të përmbyset e ardhmja Europiane e vendit.

“Kush prek 5 qershorin apo kush shpik një datë me mendjen e vet që të hedhë në erë 5 qershorin, duhet ta dijë që nuk ka vetëm 30 korrik. Ka 31 korrik, ka 2 gusht ka ditë të tjera, nuk ndalon as jeta dhe asgjë, përkundrazi…  Aty pastaj ka dy epoka. Nuk ka më rikthim në tryeza nga ata që përmbysin tryezat dhe kërkim të të drejtave që i takojnë një pakice pasi është dhënë shembulli më i poshtër dhe më kriminal se si për interesa të pushtetit është gati të përmbyset e ardhmja Evropiane të një vendi të tërë.”

 

Abonohu

Merr lajmet kryesore në email

Politikë, drejtësi, SPAK, investigime dhe para publike — pa zhurmë, vetëm zhvillimet që kanë rëndësi.

Të tjera

Protesta po jep efekt, por tani duhen kërkesa të qarta ose rrezikon të shpërbëhet
Aktualitet

Protesta po jep efekt, por tani duhen kërkesa të qarta ose rrezikon të shpërbëhet

Protesta po jep efekt. Kjo duket te reagimi i pushtetit, te debati publik, te vëmendja jashtë vendit dhe te fakti...

15:27 22/06/2026
Alarm për kapjen e tregut mediatik: Devollët drejt dominimit të transmetimeve dixhitale, në heshtje të Autoritetit të Konkurrencës
Aktualitet

Alarm për kapjen e tregut mediatik: Devollët drejt dominimit të transmetimeve dixhitale, në heshtje të Autoritetit të Konkurrencës

Pak ditë më parë deputeti demokrat Belind Këlliçi ngriti alarmin se tregu mediatik në Shqipëri po kërcënohet nga një monopol...

14:52 22/06/2026
Para

Zbardhen propozimet e Opozitës së Bashkuar në KP:”Mos të preken koalicionet parazgjedhore dhe shpërndarja e mandateve”

Lajmet e fundit

Protesta po jep efekt, por tani duhen kërkesa të qarta ose rrezikon të shpërbëhet

Protesta po jep efekt, por tani duhen kërkesa të qarta ose rrezikon të shpërbëhet

15:27 22/06/2026
Alarm për kapjen e tregut mediatik: Devollët drejt dominimit të transmetimeve dixhitale, në heshtje të Autoritetit të Konkurrencës

Alarm për kapjen e tregut mediatik: Devollët drejt dominimit të transmetimeve dixhitale, në heshtje të Autoritetit të Konkurrencës

14:52 22/06/2026
Shqipëria të transformojë strukturën ekonomike që të mbajë të rinjtë në vend

Shqipëria të transformojë strukturën ekonomike që të mbajë të rinjtë në vend

14:48 22/06/2026
Zgjimi i elektoratit gri është fitorja më e madhe e protestës

Zgjimi i elektoratit gri është fitorja më e madhe e protestës

14:05 22/06/2026
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Gazeta Reforma është pjesë e rrjetit mediatik të Electral.

Lajme, investigime dhe analiza për çështjet publike në Shqipëri e rajon.

Kontakt: [email protected]

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2026 GazetaReforma

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu

© 2026 GazetaReforma

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.
  • Shqip