Skip to content
Aktualitet

Ndryshimet e Kodit Zgjedhor/ Murrizi: Listat të jenë 100% të hapura! Ja kërkesat tona

· 2 min lexim

Deputeti i Kuvendit, Myslim Murrizi, gjatë Komisionit për çështjet ligjore, ka kërkuar që listat e kandidatëve për deputet në sistemin e ri zgjedhor, të jenë 100% të hapura. Ndër të tjera Murrizi ka kërkuar që komisioni i numërimit të votave në qendrat e votimit, të jetë komision jopolitik.

Deputeti ka deklaruar se varianti i Partisë Socialiste për lista gjysëm të hapura është thjesht një sondazh, për të matur pulsin e opinionit publik.

“Kemi kërkuar të ndryshohen 4 nene. Nuk kërkojmë të kushtëzojmë asnjë subjekt poliitk. Por nuk pranojmë të na kushtëzojë asnjë subjekt tjetër politik. Unë përshëndes çdo propozim që është në sinkron me frymën e 11 deputetëve propozues, qiftë nga kolegë të tjerë deputetë, nga mazhoranca apo opozita parlamentare.

Varianti i PS nuk është variant i 25 prillit por njëfar sondazhi. E kam parë me vëmendje variantin e propozuar nga PS. Ata që rendin më të parët nga votuesit tuaj i rendisni në listën përfundimtare të 25 prillit.

Ne kemi kërkuar që listat të jenë të hapura 100%. Me detaje unë kam propozuar ndryshimin e 4 bneneve. Kam shtesë për nenin 95. Kemi kërkuar që të ndërhyhet edhet e numërimi i votave. Listat  e hapura do të kërkojnë një komision numërimi jo politik për të ruajtur garën mes vetes”,  ka deklaruar Murrizi.

Kujtojmë se në Komisionin për Çështjet Ligjore, po  diskutohet në parim ndryshimi i Kodit Zgjedhor.