Skip to content
Të Gjitha

Ndryshime në qeveri:Ja kush janë dy zv/ministrat e rinj të Drejtësisë

· 2 min lexim

Mbledhja e sotme kabinetit qeverisës ka nisur me dy emra të rinj në Ministrinë e Drejtësisë.

Mësohet se me vendim të Këshillit të Ministrave janë emëruar sot dy zëvendës ministrat e rinj të ministrisë së Drejtësisë, Klajd Karameta dhe Adea Pirdeni. Të dy do të mbajnë postin e zv.ministrave të Drejtësisë, duke zëvëndësuar në detyrë Toni Gogun ish-zv.ministër i larguar prej kohësh nga ky post,dhe Fjoralba Cakën e cila dha dorëheqjen në muajin korrik 2020.

Vendimi ka kaluar në takimin e sotëm dhe në mungesë të kryeministrit Edi Rama janë firmosur nga zëvënësi i tij, Erion Braçe.

V E N D I M PËR EMËRIM NË DETYRË

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 6, të ligjit nr.9000, datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Z. Klajd Karameta emërohet zëvendësministër i Drejtësisë.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA

Në mungesë dhe me porosi
ZËVENDËSKRYEMINISTRI
ERION BRAÇE

***

V E N D I M PËR EMËRIM NË DETYRË

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 6, të ligjit nr.9000, datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Znj. Adea Pirdeni emërohet zëvendësministër i Drejtësisë.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA

Në mungesë dhe me porosi
ZËVENDËSKRYEMINISTRI
ERION BRAÇE