Autoritetet e mbrojtjes civile në Rripin e Gazës raportuan se këtë të hënë kanë gjetur 210 trupa të varrosur në varre të përkohshme brenda oborrit të spitalit Nasser në Gaza. Sipas raportimeve, këto varre u krijuan kur forcat izraelite kishin rrethuar spitalin muajin e kaluar. Në atë kohë, njerëzit nuk mund të varrosnin të vdekurit në varrezat e zakonshme dhe detyroheshin të gërmojnë varre të përkohshme në oborrin e spitalit. Shumë nga këto trupa ishin të njerëzve që vdiqën gjatë rrethimit ose kur forcat izraelite bastisën spitalin. Pas tërheqjes së ushtrisë nga zona e Khan Younis në fillim të këtij muaji, banorët kanë filluar të kthehen për të gjetur dhe zhvendosur trupat e të afërmve të tyre në varreza të përhershme.
Myk, ndryshk dhe 738 kg mish i bllokuar, “KMY” hesht për skandalin ushqimor
Kushtet ku ruhej mishi i pulës në magazinat e subjektit “KMY” kanë ngritur shqetësime serioze për sigurinë ushqimore, pasi produktet...








