Skip to content
Kronikë

Ndodh në Durrës! 20-vjeçari i maskuar hyn i armatosur në market për të grabitur, ja çfarë bëri shitësi (EMRI+VIDEO)

· 1 min lexim

Mbrëmjen e djeshme nëj ngjarje e paprecedentë ka ndodhur në një market në zonën e ‘Plazhit’ në Durrës.  Raportohet se një 20-vjeçar ka hyrë i maskuar dhe i armatosur për të grabitur kasën.  Prenga hyri me armë në dorë duke kërcënuar në mënyrë që të merrte paratë e kasës.  Sikurse duket në pamje, ai përleshet me pronarin duke e shtyrë disa herë dhe më pas i drejton armën. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:50 të mbrëmjes së djeshme, teksa marketi ishte ende hapur në shërbim të qytetarëve. Policia, e cila e arrestoi në flagrancë 20-vjeçarin, thotë se u parandalua ngjarje që mund të sillte pasoja në njerëz. Gjithashtu, në cilësinë e provës materiale u sekuestrua arma e zjarrit pistoletë, me të cilën kanosi 20-vjeçari, për të kryer vjedhjen.  Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.