Skip to content
Të Gjitha

Ndjekje si nëpër filma! Shoferi sjell ‘rrotull’ policinë, braktis makinën dhe zhduket

· 1 min lexim

Mbrëmjen e sotme Policia e Elbasanit është përfshirë në një aksion të ngjashëm pak a shumë me skenat e filmave.

Patrulla e policisë ka sinjalizuar një makinë tip audi AA 919 YM që të ndalojë, por drejtuesi i saj nuk i është bindur urdhrit të policisë, duke shtuar shpejtësinë për tu larguar.

Forca të shumta policia u vunë në ndjekje të tij dhe  aksioni zgjati disa minuta, pasi me pas efektivët gjetën makinën në lagjen “Vullnetari” të qytetit të Elbasanit.

Por, nëse menduat se nga ky aksioni doli e fituar policia e keni gabim, pasi efektivët gjetën vetëm automjetin, pa mundur të ndalojnë drejtuesin.

Sepse ai ka manovruar bukur dhe sapo ka ndaluar makinën e ka braktisur atë, duke u arratisur.

Nga ana tjetë, blutë kanë sekuestruar mjetin në të cilin kanë ushtruar kontroll të imtësishëm dhe kanë shpallur në kërkim autorin që theu urdhrin.