Skip to content
Uncategorized

Ndërtimi i kullës në qendër të Tiranës/ Gazetari ‘vë në lojë’ Foltoren e opozitës: Çdo veprim e ka “fake”

· 2 min lexim

Teksa ndërtimi i kullës në qendër të Tiranës, pas Teatrit të Operas dhe Baletit ka marrë vëmendjen e të gjithëve, opozita duke jo dhe aq aktive në reagimin e saj kundër këtij abuzimi të hapur.

Gazetari Habjon Hasani ka ironizuar “Folotoren”, duke e konsideruar qesharak argumentin se fajin e ka kryeministri Edi Rama që ka blerë opozitën, ndërsa vuri theksin se në dorë e ka pranimin e ofertës për kompromentim nuk e ka në dorë ofertuesi.

“Se sa bukur ankoheshit për Irfanin ju që sulmonte Rrapin me Belen dhe i bënte propagandë pozitive Lalit. E quanit “fake” pozicionin kritik të Irfanit. Kështu dhe puna e opozitës, “fake” është dhe opozita kur i ul brekët, e pas opozitës është “fake” dhe çdo shpresë për të ndryshuar me mekanizma ligjorë situatën”, theksoi gazetari.

Komenti i plotë:

Ky muhabeti shkencor dhe akademik se fajin më të madh e ka Rama që blen opozitën dhe ndërton kulla monstruoze, është icik si muhabeti dhipit.

Psh në Fier ekziston një nocion: jarani maksimumi ka në dorë të ta kërkojë, pastaj e ka në dorë vetë zonja i ul brekët apo i mban shtrënguar.

Kështu dhe puna e Ramës dhe opozitës me kullën, Rama ka në dorë vec t’i flirtojë dhe t’i joshë në kompromentim, por në dorë nuk e ka ofertuesi por ai që pranon ofertën.

E në momentin që kompromentohet opozita, do të thotë që ka renë dhe instrumenti kryesor i mbrojtjes së hapësirave publike, parqeve, etj.