Skip to content
Të Gjitha

Ndërron jetë major Tanushi reagon Sandër Lleshaj: “Një tjetër lajm tronditës për çdo shqiptar”

· 1 min lexim

Para disa minutash erdhi lajmi i hidhur se edhe komandanti i kontigjentit shqiptar në misionin e NATO-s në Letoni, ka ndërruar jetë nga plagët e marra.

Kjo është humbja e dytë për shqiptarët, pas vdekjes së efektives Zarife Hasanaj. Për vdekjen e major Klodian Tanushit ka reaguar edhe ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj i cili i shpreh ngushëllimet familjes.

“Humbja e major Klodian Tanushit është një tjetër lajm tronditës për çdo shqiptar. Ngushëllime familjes dhe Forcave të Armatosura. U prehtë në paqe!”- shkruan në Twitter Lleshaj.