Skip to content
Bota

Ndërron jetë ish-drejtuesi ekzekutiv dhe prezantuesi i BBC-së

· 1 min lexim

Alan Yentob, një nga figurat më të shquara dhe kreative në historinë e BBC-së, ka ndërruar jetë në moshën 78-vjeçare.

Lajmin e dha familja e tij përmes një deklarate zyrtare të BBC-së, duke bërë me dije se Yentob vdiq të shtunën.

Në fjalët e Philippa Walker, gruas së tij, ai përshkruhet si një person i veçantë: “Për Jacobin, Bellën dhe mua, çdo ditë me Alanin ishte e mbushur me surpriza.

Jeta me të ishte plot ngjyra, kurioz, gazmor, ndonjëherë bezdisës, por gjithmonë krijues dhe me një ndershmëri të thellë. Ai ishte njeriu më i sjellshëm që kemi njohur dhe na la një trashëgimi të jashtëzakonshme dashurie.”

Yentob nisi karrierën e tij në BBC në vitin 1968 si praktikant dhe përparoi duke arritur pozicione të larta brenda organizatës.

Ai ka qenë kontrollues i BBC One dhe BBC Two, drejtor televiziv dhe drejtues i njësive të rëndësishme si muzika, arti, drama, argëtimi dhe programet për fëmijë.

Përmes punës së tij, Yentob ka luajtur një rol kyç në zhvillimin e përmbajtjes kreative të BBC-së dhe ka ndikuar thellë në kulturën mediatike britanike.