Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Ndërhyrjet në sistemin TIMS, Prokuroria mbyll hetimet për ish-drejtorin e IT

11:45 26/03/2025
Reading Time: 2 min lexim

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim të pandehurin Ervin Muça, i cili aktualisht ndodhet në masën e sigurimit “Arrest në shtëpi”, për veprën penale “Hyrje e paautorizuar kompjuterike”, parashikuar nga neni 192/b/2 i Kodit Penal.

Nga veprimet hetimore të kryera për çështjen penale nr. 5404, datë 01.09.2023, ka rezultuar se Ervin Muça, në lidhje me procedurat e backup-it dhe ekstraktimin e të dhënave, nuk ka informuar Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit dhe nuk ka hartuar asnjë informacion zyrtar, memo informuese apo plan veprimi për problematikat e konstatuara dhe veprimet e ndërmarra për rregullimin e tyre.

Gjithashtu, ai ka urdhëruar hapjen e portave USB dhe ka lejuar futjen e personave të paautorizuar për të asistuar në procesin e backup-it, konkretisht shtetasin K.M., i cili nuk ishte pjesë e stafit.

Ky i fundit ka hyrë shpesherë në ambientet e institucionit duke përdorur PIN-in personal të një punonjësi tjetër, i cili nuk ishte i pranishëm.

Hetimet kanë vërtetuar gjithashtu lidhjen midis pajisjes hard disk të sekuestruar dhe kompjuterit të identifikuar të lidhur me serverat, duke mundësuar një proces manual të backup-it përmes eksportimit të të dhënave. Ky proces ishte i panevojshëm, pasi sistemi i brendshëm kryen automatikisht dy backup-e.

Për më tepër, në pajisjen e sekuestruar janë evidentuar gjurmë të këtij procesi. Hyrja e paautorizuar kompjuterike është kryer pas hapjes së portave USB, ndërsa procesi i backup-it ka filluar dhe ka vijuar, por nuk është përfunduar plotësisht.

Sa i përket akuzës për “Shpërdorim detyre”, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal, për të cilën ishte regjistruar procedimi penal nr. 5404/2023, është vendosur ndarja e çështjes.

Etiketa: Ervin Muçaish-drejtori ITprokuroria

Të tjera

Barometri 2025: Gjysma e bizneseve raportojnë ryshfet në administratë
Aktualitet

Barometri 2025: Gjysma e bizneseve raportojnë ryshfet në administratë

Pagesat e parregullta që bizneset kryejnë ndaj administratës publike janë rritur ndjeshëm gjatë vitit 2025, sipas të dhënave të Barometrit...

13:30 15/12/2025
“Standardet e BE”, Shqipëria ngec në vendnumëro në zbatimin e rregullave të Komunitetit të Energjisë
Aktualitet

“Standardet e BE”, Shqipëria ngec në vendnumëro në zbatimin e rregullave të Komunitetit të Energjisë

Shqipëria nuk ka bërë ndonjë përparim të dukshëm në raportin e zbatimit të reformave që publikohet çdo vit nga Sekretariati...

13:26 15/12/2025
Para
Vetvrasja e të burgosurit në bllokun e sigurisë, reagon Komiteti i Helsinkit

Vetvrasja e të burgosurit në bllokun e sigurisë, reagon Komiteti i Helsinkit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Barometri 2025: Gjysma e bizneseve raportojnë ryshfet në administratë

Barometri 2025: Gjysma e bizneseve raportojnë ryshfet në administratë

13:30 15/12/2025
“Standardet e BE”, Shqipëria ngec në vendnumëro në zbatimin e rregullave të Komunitetit të Energjisë

“Standardet e BE”, Shqipëria ngec në vendnumëro në zbatimin e rregullave të Komunitetit të Energjisë

13:26 15/12/2025
Berisha: Vendimi për Ballukun i dha zemër Ramës, mbyllet çdo mundësi për hetimin e ministrave

Berisha: Vendimi për Ballukun i dha zemër Ramës, mbyllet çdo mundësi për hetimin e ministrave

13:16 15/12/2025
Si u krijua “Klea Rama”: rrëfimi i Ermes Hoxhallit dhe dështimi i institucioneve

Si u krijua “Klea Rama”: rrëfimi i Ermes Hoxhallit dhe dështimi i institucioneve

12:20 15/12/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.