Skip to content
Politikë

Ndarja nga jeta e Jimmy Carter/ Mesazhe ngushëllimi nga liderët botërorë

· 1 min lexim

Ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara, Jimmy Carter, ndërroi jetë në moshën 100-vjeçare në shtëpinë e tij në Plains, Georgia.

Lajmi për ndarjen e tij nga jeta ka sjellë një valë ngushëllimesh nga figura të shquara të politikës ndërkombëtare.

Presidenti, Joe Biden, e cilësoi Carterin si “një njeri me parime, besim dhe përulësi.”

Ndërkohë, edhe presidenti i zgjedhur, Donald Trump, shprehu mirënjohjen e tij, duke thënë: “Amerikanët i detyrohen Carterit një borxh mirënjohjeje.”

Ish-presidentët Bill Clinton dhe Barack Obama nënvizuan se “Carter jetoi gjithmonë për t’u shërbyer të tjerëve.”

Jimmy Carter, i cili shërbeu si presidenti i 39-të i SHBA-së nga viti 1977 deri në vitin 1981, mbahet mend si një lider me një angazhim të veçantë për paqen dhe të drejtat e njeriut.

Ai ishte presidenti më jetëgjatë në historinë e vendit.