Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

“Ndalon pastrimin e parave”, Bardhi mbështet propozimin e Tabakut për kontrollin e financimeve në ndërtim

17:04 05/07/2023
Reading Time: 4 min lexim

Deputeti i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka dalë pro propozimit të koleges Jorida Tabaku lidhur me kontrollin e financave në ndërtim. Bardhi vuri theksin tek pastrimi i parave të krimit përmes ndërtimeve. Ai shtoi se ky propozim i Tabakut do të votohet ndonëse pati disa kundërshti nga deputetët e mazhorancës të cilët u shprehën se ligji duhet parë në një këndvështrim më të gjerë.

 Reagimi:

Unë gjykoj që nuk duhet të fshihemi pas fjalëve të bukura për të thënë na pëlqen qëllimi i ligjit, por kjo nuk bëhet kështu. Nëse jeni dakord me qëllimin e ligjit të propozuar nga deputetja Tabaku , bëni amendamente se çfarë duhet rregulluar, bëni plotësimet që dëshironi, shmangi shqetësimet që keni, por s’keni pse fshiheni duke thënë na pëlqen qëllimi se është shumë i mirë, por ne nuk e miratojmë dot këtë ligjin. Pse e quani ju mekanizimin e propozuar nga kolegia si të gabuar?

Pse është i gabuar se mbijnë kullat në mes të Tiranës, nuk dihet kush i financon, dhe ju këtu thoni nuk bën pastrim parash ai që ndërton, por vetëm ai që blenë. Jo, pastrim parash mund të bëjë edhe ai që ndërton, kur nuk i dihet financimi, edhe ai që blenë. Ka trafikant droge që kanë pronotuar nga 7 kate në qendër të Tiranës dhe ne rrimë këtu bëjmë serish dhe themi nuk kemi çfarë të bëjmë ne se e ka Drejtoria kundër Pastrimit të Parave. Po ta kishte Drejtoria kundër pastrimit të parave, shkojë ti ndjekë paratë, sepse ka ardhur këtu Prokurori i Përgjithshëm dhe thotë që me ndërtimet në Tiranë po pastrohen para të pista dhe s’kemi çfarë të bëjmë se kemi mungesë informacioni, nuk dimë çfarë po ndodh, nuk dimë kush po investon.

Nëse jeni dakord me qëllimin për të luftuar pastrimin e parave, kjo iniciativë e koleges Tabaku ka 6 muaj që është depozituar, dhe ne duhet ta përgëzojmë kolegen që ka ndërmarrë këtë iniciativë. Lufta kundër pastrimit të parave nuk duhet të jetë shqetësim partiak, ky duhet të jetë shqetësim qytetarë I secilit prej nesh. Do duhet të marrim masa për pastrimin e parave, unë mendoj që po. A ka sjell një propozim kolegia Tabaku për këtë, po. Bëni shtesat që doni, amendamentet, ti diskutojmë dhe ta votojmë.

Kemi problemin e emigrantëve që punojnë me ndershmëri dhe vijnë këtu për të investuar, hajde e rregullojmë sesi shmangen ato nga ky kontroll, edhe pse secili qytetarë, përfshirë edhe ato duhet ti nënshtrohen ligjshmërisë së të ardhurave të tyre. Megjithatë, iniciativa siç thuhet edhe në relacionin shoqërues, nuk ka si qëllim këtë kategori, por ndërtuesit e Kullave apo ato që ndërtojnë për qëllime fitime. Propozoni amendamente, mos flisni fjalë të bukura, qëllimi I mirë, por ne nuk e votojmë. Nëse nuk keni propozime, të votojmë këtë që është propozuar nga kolegia Tabaku. Çfarë qëndrimi është ky i juaji që të shtyjmë çdo iniciativë të deputetëve të opozitës, ndërkohë që votoni me vrap çdo ligj që sjell Qeveria.

Sipas propozimit të deputetes së PD në nenin 42 bëhen shtesat me përmbajtje si më poshtë:

Në pikën 2, pas fjalisë së parë, shtohet fjalia e dytë:

Krahas deklaratës, subjekti ka detyrimin që të paraqesë një raport të detajuar të të ardhurave. Raporti duhet të përmbajë totalin e vlerës së investimit të kryer dhe totalin e të ardhurave të përdorura për realizimin e ndërtimit, të specifikuar sipas zërave të përshkruar në nenin 43, pika 2/1 të këtij ligji. Subjekti ka detyrimin të justifikojë burimin e ligjshëm të të ardhurave.

Pas pikës 2, shtohet pika 2/1:

2/1. Në rast se subjekti nuk arrin të provojë burimin e ligjshëm të të ardhurave për një pjesë apo për të gjithë ndërtimin e realizuar, autoriteti përgjegjës vendos konfiskimin e ndërtimit në raport me pjesën që rezulton e pajustifikuar me burime të ligjshme. Në këtë rast, autoriteti përgjegjës mund të lëshojë certifikatën e përdorimit vetëm për atë pjesë të ndërtimit që rezulton e justifikuar me burime të ligjshme. Në përcaktimin e pjesëve që konfiskohen dhe ato për të cilat lëshohet certifikata e përdorimit, autoriteti merr parasysh të drejtat e fituara nga palët e treta me mirëbesim.

Neni 3

Në nenin 43, pas pikës 2, shtohet pika 2/1 me përmbajtje si më poshtë:

2/1. Aplikimi për leje ndërtimi duhet të përmbajë detyrimisht një raport të të detajuar të të gjitha të ardhurave që do të përdoren për realizimin e projektit. Raporti duhet të përmbajë në mënyrë të detajuar totalin e vlerës së investimit të planifikuar për realizimin e projektit, të ardhurat e disponueshme të subjektit, të ardhurat që do të sigurohen nga huatë, kreditë bankare, kontratat e shitjeve, kontratat e shkëmbimit dhe nga burime të tjera, me kusht që ligjshmëria e këtyre të ardhurave të provohet përpara lëshimit të certifikatës së përdorimit, sipas nenit 42, pika 2 të këtij ligji.

Neni 4

Në nenin 44, pika 1, pas fjalisë së parë, shtohet fjalia e dytë me përmbajtje si më poshtë:

Autoriteti përgjegjës verifikon nëse subjekti ka dorëzuar raportin e detajuar të të ardhurave për realizimin e projektit dhe ligjshmërinë e burimit të të ardhurave. Për realizimin e këtij verifikimi, autoriteti përgjegjës mund të ndihmohet edhe nga organe publike të specializuara. Mungesa e raportit dhe justifikimit të burimit të të ardhurave përbën shkak të ligjshëm për refuzimin e aplikimit për leje ndërtimi.

Të tjera

GJKKO pranon kërkesën, Ahmetaj dëshmon me audio në dosjen “Buka”
Aktualitet

GJKKO pranon kërkesën, Ahmetaj dëshmon me audio në dosjen “Buka”

Gjykata e Posaçme ka pranuar kërkesën e avokatëve të Arben Ahmetajt që ai të dëshmojë në seancë përmes audio ose...

10:54 11/02/2026
Molotovë dhe flakë para Parlamentit, katër policë digjen mes kordonit të sigurisë
Aktualitet

Molotovë dhe flakë para Parlamentit, katër policë digjen mes kordonit të sigurisë

Protesta e zhvilluar para godinës së Parlamenti i Shqipërisë u përshkallëzua në skena dhune, pasi në drejtim të kordonit të...

20:03 10/02/2026
Para
Euro në nivele rekord, Sejko: Nuk shohim arsye për të ndërhyrë në kursin e këmbimit

Euro në nivele rekord, Sejko: Nuk shohim arsye për të ndërhyrë në kursin e këmbimit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

GJKKO pranon kërkesën, Ahmetaj dëshmon me audio në dosjen “Buka”

GJKKO pranon kërkesën, Ahmetaj dëshmon me audio në dosjen “Buka”

10:54 11/02/2026
Molotovë dhe flakë para Parlamentit, katër policë digjen mes kordonit të sigurisë

Molotovë dhe flakë para Parlamentit, katër policë digjen mes kordonit të sigurisë

20:03 10/02/2026
Dhoma Amerikane e Tregtisë alarmon për e-Albania: Bizneset në rrezik, shteti pa siguri

Dhoma Amerikane e Tregtisë alarmon për e-Albania: Bizneset në rrezik, shteti pa siguri

18:11 10/02/2026
Plumbi i artë: Lidhja e vëllait të Eldi Dizdarit me vajzën e Lulzim Mashës, pasuritë milionëshe dhe porosia për vrasjen e biznesmenit

Plumbi i artë: Lidhja e vëllait të Eldi Dizdarit me vajzën e Lulzim Mashës, pasuritë milionëshe dhe porosia për vrasjen e biznesmenit

17:50 10/02/2026
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.