Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Ndalimi i dinarit/ Cilat janë zgjidhjet e mundshme të serbëve për pagesa?

15:00 06/02/2024
Reading Time: 3 min lexim

Vetëm në euro! Kjo është përgjigjja që japin disa ekspertë të çështjeve financiare, të pyetur nga Radio Evropa e Lirë se cilat janë zgjidhjet e mundshme të serbëve në Kosovë për pagesa, pas ndalimit të dinarit serb.

E vetmja gjë që, sipas tyre, duhet bërë, është që t’u jepet kohë për t’u informuar dhe edukuar për hapjen e llogarive në bankat komerciale të Kosovës.

Sa i përket licencimit të ndonjë banke nga Serbia në Kosovë – ide e hedhur nga presidenti serb, Aleksandar Vuçiq – ata thonë se kjo është kompetencë vetëm e Bankës Qendrore të Kosovës.

Kjo e fundit nuk iu përgjigj interesimit të REL-it për këtë çështje.

Serbia, që nga paslufta më 1999, e ka përdorur monedhën e saj për t’i paguar pensionet, ndihmat sociale dhe pagat për institucionet paralele që ka në Kosovë.

Qytetarët në komunat me shumicë serbe kanë mundur, po ashtu, të tërheqin dinarë nga bankomatet e bankave me bazë në Serbi. Në shumicën e dyqaneve edhe çmimet kanë qenë të ekspozuara në dinarë.

Por, nga 1 shkurti i këtij viti ka hyrë në fuqi një rregullore e Bankës Qendrore të Kosovës, që e ndalon një praktikë të tillë, përkatësisht e përcakton euron si monedhë të vetme për pagesat me para të gatshme në Kosovë.

Dinarët mund të mbahen në llogari bankare ose të shkëmbehen në euro.

Vendimi ka bërë që disa qytetarë serbë, të anketuar nga REL-i, të shprehen të shqetësuar se çfarë do të ndodhë me pensionet, rrogat dhe pagesat tjera që i marrin nga shteti i Serbisë.

Banka Qendrore e Kosovës ka siguruar se rregullorja e saj nuk e ndalon apo kufizon pranimin e mjeteve në llogaritë bankare në euro në bankat e licencuara në Kosovë dhe ka bërë thirrje për hapjen e këtyre llogarive.

Megjithatë, rregullorja e saj ka nxitur reagime të furishme nga bashkësia ndërkombëtare, sidomos SHBA-ja, e cila ka kërkuar shtyrjen e zbatimit të saj.

Derisa kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se është i gatshëm t’i adresojë “në mënyrë të shpejtë” shqetësimet për dinarin, BQK-ja, e kontaktuar nga REL-i, ka thënë:

“BQK-ja nuk ka ndonjë kërkesë të re lidhur me rregulloren në fjalë dhe e ka bërë të qartë qëndrimin e saj, duke dhënë me kohë dhe në respekt të plotë argumentet e saj ligjore”.

BQK-ja është shprehur po ashtu e gatshme që të angazhohet në bisedime me institucionin homolog në Serbi në lidhje me këtë çështje, por Banka Popullore e Serbisë ka kërkuar zgjidhje me dialog politik.

Çka thonë ekspertët?
Vendimi i BQK-së është i drejtë, thotë Shkumbin Misini, profesor i Ekonomisë në një kolegj privat në Prishtinë, por jo në kohën e duhur.

Sipas tij, qytetarët serbë nuk kanë pasur kohë të mjaftueshme për t’u informuar, andaj zbatimi duhet të shtyhet për ca kohë.

“BQK- ja duhet të punojë dhe t’i informojë qytetarët serbë, t’i sensibilizojë që të hapin llogari bankare në bankat komerciale në Kosovë”, thotë ai për Radion Evropa e Lirë.

Neni 11 i Kushtetutës së Kosovës parasheh vetëm një monedhë për pagesa të gatshme në Kosovë, por krahas euros, në komunat me shumicë serbe ka vazhduar të përdoret edhe dinari.

BQK-ja e ka publikuar rregulloren e re më 17 janar dhe ajo ka hyrë në fuqi më 1 shkurt.

Milazim Abazi, njohës i çështjeve financiare në Kosovë, thotë se kjo periudhë nuk ka qenë e mjaftueshme. Pezullimi i zbatimit të saj deri në 45 ditë do të ishte i mjaftueshëm për informimin e duhur të qytetarëve serbë, thotë ai.

“… për ta kuptuar se nuk ka asgjë kundër tyre, është në të mirën e tyre dhe të hapin llogari në euro, por edhe në dinarë në bankat e licencuara në Kosovë”, thotë Abazi.

Ai shpjegon se procedurat për hapjen e llogarive bankare janë të shpejta dhe mund të bëhen edhe online.

Qytetarët, më pas, këto llogari mund t’i dërgojnë në institucionet e Qeverisë së Serbisë, nga të cilat përfitojnë paga, pensione apo ndihma sociale, thotë ai.

Për mundësinë e licencimit të ndonjë institucioni bankar nga Serbia, ai thotë se kjo është kompetencë e BQK-së dhe se BQK-ja i paracakton kushtet.

“BQK-ja mund të licencojë dhe mund të refuzojë. Nuk ka rëndësi se a është nga Serbia apo ndonjë shtet tjetër, mjafton që të jetë bankë kredibile, me aksionarë kredibilë dhe të besueshëm. Por, nuk guxon të jetë bankë shtetërore e asnjë vendi dhe transaksionet duhet të jenë vetëm në valutën euro”, thotë Abazi.

Qeveria e Kosovës ka siguruar se do të kujdeset për një “tranzicion të lehtësuar” nga dinari në euro, duke bërë që qytetarët “të adaptohen sa më shpejt, sa më lehtë dhe pa dëmtime”.

Por, Lista Serbe – partia më e madhe e serbëve në Kosovë – e ka cilësuar vendimin e BQK-së si mjet për dëbimin e serbëve nga Kosova./REL

Etiketa: dinari serbpagesat ne Kosoveserbet

Të tjera

Fundosja e varkës në Indonezi, humbin jetën trajneri spanjoll dhe tre fëmijët
Bota

Fundosja e varkës në Indonezi, humbin jetën trajneri spanjoll dhe tre fëmijët

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Spanjën, pas ndarjes nga jeta të trajnerit spanjoll Fernando Martín dhe tre fëmijëve të...

17:11 27/12/2025
Gjermania miraton mbi 50 miliardë euro për mbrojtjen, vendim historik pas 1945
Bota

Gjermania miraton mbi 50 miliardë euro për mbrojtjen, vendim historik pas 1945

Komisioni i Buxhetit i Bundestagut ka miratuar më 17 dhjetor 2025 një paketë kontratash ushtarake me vlerë mbi 50 miliardë...

12:30 18/12/2025
Para
Drejt divorcit/ Tentoi të vriste me sëpatë gruan, arrestohet 39-vjeçari në Dibër

Drejt divorcit/ Tentoi të vriste me sëpatë gruan, arrestohet 39-vjeçari në Dibër

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

‘Çfarë turpi! Fundi juaj i shëmtuar’/ Nuk duheshin 16 mijë faqe por 10 mjaftonin

‘Çfarë turpi! Fundi juaj i shëmtuar’/ Nuk duheshin 16 mijë faqe por 10 mjaftonin

23:51 30/12/2025
Rama “delulu”: ushtria kibernetike në letra, AKSHI realiteti i dështimit total

Rama “delulu”: ushtria kibernetike në letra, AKSHI realiteti i dështimit total

15:53 30/12/2025
Gjykata refuzon sekuestrimin e 20 pasurive të Kristjan Boçit dhe mikut të Veliajt, Elman Abules/ Lirohen rreth 50 mln euro

Gjykata refuzon sekuestrimin e 20 pasurive të Kristjan Boçit dhe mikut të Veliajt, Elman Abules/ Lirohen rreth 50 mln euro

14:47 30/12/2025
Skandal në fluturim, “Wizz Air” kapet në abuzim: Hiq çantën e dorës ose paguaj

Skandal në fluturim, “Wizz Air” kapet në abuzim: Hiq çantën e dorës ose paguaj

11:22 30/12/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.