Shoqata e të Zgjedhurve Vendorë të Shqipërisë i është drejtuar me një letër urgjente institucioneve evropiane, duke denoncuar atë që e cilëson si uzurpim të të gjitha pushteteve nga Kryeministri Edi Rama dhe sulme të përsëritura ndaj pushtetit vendor.
Në këtë letër drejtuar Kongresit të Autoriteteve Vendore të Këshillit të Evropës, Shoqata shpreh shqetësim të thellë për shkeljet që, sipas saj, bien ndesh me Kushtetutën e Shqipërisë dhe Kartën Evropiane të Autonomisë Vendore. Sipas të zgjedhurve vendorë, Rama ka shtuar presionin dhe ndërhyrjet ndaj bashkive, duke përdorur thirrje që konsiderohen antikushtetuese dhe në kundërshtim me standardet evropiane për vetëqeverisjen lokale.
Në reagimin e publikuar thuhet: “I paaftë t’u japë zgjidhje problemeve të shkaktuara prej tij vetë, ai po paraqet si përgjegjës të situatës së mjerë pushtetarët vendorë.” Shoqata thekson se numri i të zgjedhurve vendorë është rritur për arsye elektorale, ndërsa kompetencat dhe burimet financiare të tyre janë reduktuar në mënyrë drastike.
Sipas dokumentit, qeveria ka dështuar në ofrimin e tre shërbimeve publike kyçe: ujësjellës-kanalizime, mbledhje e përpunim mbetjesh urbane dhe trajtimin teknologjik të ujërave të ndotura. Këto janë kompetenca që, sipas shoqatës, i janë hequr pushtetit vendor dhe janë përqendruar në nivel qendror nga Kryeministri.
Në analizën që shoqëron letrën, të zgjedhurit vendorë e cilësojnë fushatën për zgjedhjet vendore të 11 majit si një “mashtrim” dhe kritikojnë atë që e konsiderojnë përdorim të flamurit evropian si fasadë për veprime që bien ndesh me parimet e BE-së.
Letra mbyllet me një kërkesë të qartë për ndërhyrje të menjëhershme nga institucionet evropiane, për të ndalur, sipas tyre, uzurpimin e kompetencave të pushtetit vendor nga Kryeministri Rama dhe për të rikthyer demokracinë vendore, decentralizimin dhe vetëqeverisjen lokale në Shqipëri.
Reagimi
Raporti urgjent i të Zgjedhurve Vendorë për Institucionet e Demokracisë Evropiane paraqet reagimin e tyre institucional përkundrejt përshkallëzimit të presionit, shantazheve dhe thirrjeve antikushtetuese e kundër Kartës europiane të autonomisë lokale të Kryeministrit Rama ndaj bashkive të Shqipërisë!
Të indinjuar nga sjellja despotike, mungesa e kulturës shtetërore devijimi decentralizimit dhe arroganca e pajustifikuar, të zgjedhurit vendorë demokrat i janë drejtuar Kongresit të Autoriteteve Vendorë të Këshillit të Evropës për të demaskuar autokracinë dhe uzurpimin e gjithë pushteteve nga Edi Rama!
Me një analizë profesioniste, realiste dhe të kulturuar ata i shpjegojnë institucioneve zyrtare të KE, se politika dhe flamuri pseudoeuropian i zgjedhjeve të 11 Majit ishte mashtrimi radhës i Edi Ramës edhe në qeverisjen lokale!
Në këtë raport bashkiakët demokrat argumentojnë me fakte e shembuj konkret se veprimet dhe praktikat ligjore të Kryeminstrit po bien ndesh me Ligjet e vendit, Kushtetutën, por edhe me Kartën Evropiane të Autonomisë Vendore, e cila duhet të ishte destinacioni vërtet i aspiratës së vendorëve shqiptarë!
Në këto ditë të nxehta Kryeministri Rama po spekulon me hallet dhe vëmendjen e qytetarëve shqiptarë!
I paaftë tu japë zgjidhje proplemeve të shkaktuara prej atij vetë, ai po paraqet si përgjegjës të situatës së mjerë pushtetarët vendorë! ( numrin e të cilëve për nevojë elektorale vetë e ka dyfishuar dhe kompetencat e burimet financiare ja ka zeruar)
Tashmë të gjithë e dinë se qeveria shqiptare ka dështuar në tre shërbimet kryesore publike ndaj qytetarëve të vet dhe kërkesave të kohës:
– Në shërbimin e ujësjellës-kanalizimeve!
– Në mbledhjen dhe përpunimin e mbeturinave dhe mbetjeve urbane.
– Në trajtimin dhe përpunimin teknologjik të ujërave të zeza dhe atyre të ndotur!
Tre kompetenca këto që Kryeministri ja ka rrëmbyer pushtetit vendor!
Çdo ultimatum, ndërhyrje arbitrare dhe shkelje e mandatit të të zgjedhurve vendorë apo kompetencave të bashkive është sinjal i krizës dhe dështimit të qeverisë së tij!
I pa aftë të kryejë detyrat e veta që i cakton legjislacioni shqiptar, ai ka kohë që po rrëmben kompetencat, asetet dhe pëgjegjësitë e qeverisë vendore!
Ndërkohë i pamundur të japë zgjidhje për situatat katastrofale në shërbimin publike ndaj qytetarëve, ai kërkon të hedhë në det të zgjedhurit vendorë nga varka e halleve të tij që po i mbytet!
Raporti urgjent i të zgjedhurve vendorë për autoritetet europianë kërkon ndërhyrjen e tyre të menjëhershme për ti thënë ndal uzurpimit të kompetencave të tyre prej Edi Ramës, si dhe rikthimin e demokracisë vendore, decentralizimit dhe vetëqeverisjes lokale në Shqipëri!