Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Naim Kasa dhe Isuf Berberi, kush janë biznesmenët që fshihen tek puset e naftës dhe lidhjet me politikën

12:26 07/10/2020
Reading Time: 3 min lexim

Detaje të reja dalin në dritë në lidhje me skemën e mashtrimit te AKBN, ku dëmi i shkaktuar ndaj shtetit shqiptar ishte 1.5 mln dollarë.

Dy biznesmenët, Isuf Berberi(në kërkim)dhe Naim Kasa(i arrestuar tashmë), kishin kompaninë  Phoenix Petroleum, e përfshirë në këtë skandal.

Pas hetimeve ka rezultuar se kompania ka shfrytëzuar disa puse nafte, por nuk ka investuar.

Isuf Berberi është biznesmeni që ka në bashkëpronësi kompaninë Phoenix Petroleum, si edhe pronar i kompanisë farmaceutike Fufarma, si edhe kompani të tjera. Berberi ka qenë edhe financues i fushatës së Partisë Agrare Ambientaliste, me kryetar Agron Dukën.

Isuf Berberi

Ndërkohë, emri tjetër është ai i Naim Kasës. Ky i fundit fshihet pas 13 vendburimeve nga më të mirat dhe cilësoret në Shqipëri, dhe janë dorë të një personi të vetëm, njeriut që fshihet pas GBC Oil, në një investigim nga gazeta Dita.

Transatlantic Petroleum që kishte në zotërim puset, të blera që në 2014, tenton të bëjë një manovër “teknike” duke ia transferuar të gjitha vendburimet një kompanie tjetër vetëm për të shmangur borxhet.

Transatlantic i kalon aksionet e saj tek GBC Oil në këmbim të pagimit të një huaje prej 2.3 milionë dollarë tek banka Raiffeisen dhe marrjes përsipër të 29.2 milionë dollarë detyrime të kompanisë, që përbëhen nga 23.1 milionë dollarë llogari të pagueshme dhe 6.1 milionë dollarë borxh.

Përpos faktit që GBC Oil është një kompani anonime në fushën e naftës, e gjithë procedura e shitjes është tepër e dyshimtë. Transaksioni do të kryhet pa vlerë parash, por vetëm në këmbim të marrëveshjes për pagimin e borxheve. Vetë shoqëria Transatlantic nuk do të paguajë borxhet që i ka shtetit shqiptar dhe palëve të treta dhe këtë kërkon t’ia kalojë kompanisë së re. Situata e borxheve të kësaj kompanie është shumë e rëndë.

Ekspertët e naftës të kontaktuar nga gazeta thanë se kjo manovër po kryhet për të “vjedhur” disa nga vendburimet më të mira të naftës në Shqipëri dhe të shmanget pagesa e borxheve. Ndër këto vendburime është edhe ai i Gorisht-Koculit, i cili vlerësohet që të ketë një kapacitet prodhues  prej 1.3 milionë tonë naftë në vit. Sipas ekspertëve, përmes kësaj marrëveshjeje synohet përdorimi pa kriter i vendburimeve dhe dërgimi i tyre drejt falimentimit. Ata sqaruan se kompania që synon të marrë vendburimet, nuk ka as ekspertizë dhe as aftësi teknike për të kryer një aktivitet të tillë hidrokarbur.

Naim Kasa dyshohet se këtë gjë e ka kryer edhe me vendburimet që ka marrë në fund të gushtit 2013 nga qeveria në ikje e Sali Berishës. Një nga veprimet e fundit të qeverisë Berisha, e cila kishte humbur zgjedhjet në qershor, ishte nënshkrimi i Marrëveshjes Hidrokarbure me kompaninë Phoenix Petroleum të Naim Kasës. (Marrëveshja është nënshkruar më 16 gusht 2013) Edhe në këtë rast Naim Kasa ka kryer të njëjtën procedurë në tetë vendburimet që ka marrë me koncesion nga qeveria Berisha. Sipas ekspertëve të naftës, deri më tani Phoenix Petroleum e Naim Kasës i ka shfrytëzuar këto vendburime pa asnjë kriter dhe pa kryer investimet e nevojshme. Kjo është një nga arsyet që shoqëria shtetërore e naftës, Albpetrol sh.a ka nisur procedurat e prishjes së Marrëveshjes Hidrokarbure me Phoenix Petroleum.

/GazetaReforma.com/

Etiketa: isuf berberinaim kasapuset

Të tjera

11 amendamentet e Partisë së Lirisë për Buxhetin antisocial të Qeverisë
Kryesore

Ilir Meta kërkon lirinë, shtyhet seanca në GJKKO

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka shtyrë shqyrtimin e kërkesës së Ilir Metës për lirimin nga...

11:18 08/08/2025
Qëllohen me çifte 22 kuaj në zonën Dukat–Llogara, shkak konkurrenca
Aktualitet

Qëllohen me çifte 22 kuaj në zonën Dukat–Llogara, shkak konkurrenca

Një ngjarje e rëndë ka tronditur zonën e Llogarasë në Vlorë, ku 22 kuaj janë qëlluar me armë zjarri tip...

10:39 08/08/2025
Para

Basha bën gafë edhe kur flet për hallet e taksistëve, punonjësi ia mëson sa janë në gjithë Tiranën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

11 amendamentet e Partisë së Lirisë për Buxhetin antisocial të Qeverisë

Ilir Meta kërkon lirinë, shtyhet seanca në GJKKO

11:18 08/08/2025
Qëllohen me çifte 22 kuaj në zonën Dukat–Llogara, shkak konkurrenca

Qëllohen me çifte 22 kuaj në zonën Dukat–Llogara, shkak konkurrenca

10:39 08/08/2025
Ministria e Mbrojtjes: 19 vatra në vend orët e fundit, 3 prej tyre aktive

Ministria e Mbrojtjes: 19 vatra në vend orët e fundit, 3 prej tyre aktive

10:20 08/08/2025
Shqipëria, destinacioni i bekuar me klimë mesdhetare dhe peizazhe spektakolare

Shqipëria, destinacioni i bekuar me klimë mesdhetare dhe peizazhe spektakolare

10:00 08/08/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.