Skip to content
Aktualitet

Naftëtarët e Ballshit marrin aktin ekstrem, futen në grevë urie: Vetëm të vdekur dalim që këtu!

· 1 min lexim

Pas shumë protestash, naftëtarët e Ballshit kanë vendosur të ndërmarrin një akt ekstrem.

Ata kanë vendosur që të nisin grevën e urisë, teksa kërkojnë pagat e tyre.

I pari që është futur në grevë, është vetë kreu i Sindikatës së Naftëtarëve të bashkuar, Sokol Dautaj.

“E provuam zgjidhjen deri në Tiranë. Siç kërkuan mjekët dhe takuan ministren duke i dhënë zgjidhje ne nuk na priti njeri. Ministrja u tregua shume arrogante. Opsionet janë dhënë. Le të mbyllet nëse nuk duan të filloj punë”, ka thënë Dautaj.

Naftëtarët u rikthyen sërish protestave para Uzinës, por pa gjetur ende zgjidhje.

Grevës i janë bashkuar edhe 9 naftëtarë të tjerë. Ata janë të bashkuar, dhe të sigurt se greva do vazhdojë deri në momentin që do u jepen pagat, ndërsa lëshojnë mesazhin e fortë, se nga aty përndryshe do dalin vetëm të vdekur.

“Greva e urisë do vijojë deri në zgjidhje. Kjo grevë është ekonomike. Të vijnë të plotësojnë kërkesat tona, ne te kundert le ta mbyllin rafinerine. Kerkojme mbrojtje nga deputetet e qarkut. Vetem te vdekur dalim qe ketu. Femijet tane duan buke”, pohuan ata.

/GazetaReforma.com/