Skip to content
Të Gjitha

Nafta nuk njeh zbritje në Shqipëri, peshkatarët e Durrësit ngrihen në protestë

· 1 min lexim

Peshkatarët e Durrësit janë ngritur në protestë ditën e sotme, duke mos i nxjerrë peshkarexhat për lundrim.

Shkak është bërë çmimi i naftës i cili vazhdon të jetë i pandryshuar.

Peshkakarët vijojnë ta blejnë naftën me 60 lek/l , ndërsa në Mal të Zi dhe Itali çmimi është më i ulët, si pasojë edhe të rënies së çmimit të naftës në bursë.

Kompanitë e naftës që furnizonin më parë peshkarexhat janë ndryshuar dhe kjo ka sjellë pakënaqësi .

Sektori i peshkimit në Durrës është goditur gjithashtu nga koronavirusi, pasi që prej 10 marsit restorantet dhe lokale janë mbyllur.

Në këtë sektor janë të punësuar mbi 2 mijë persona.

Pavarësisht rënies në bursë, në Shqipëri çmimi i naftës nuk njeh zbritje, madje është më i lartë se vendet e tjera të rajonit.