Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • English
    • Shqip
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • English
    • Shqip
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

“Na e morën vajzën dhe jetën bashkë me të”/ Një vit nga vrasja e Ilarias, prindërit shpërthejnë: S’ka falje kurrë, nuk duam të kujtohet si ‘vajza e valixhes’

12:04 17/03/2026
Reading Time: 4 min lexim

Një vit pas vrasjes së 22-vjeçares Ilaria Sula, prindërit e saj vazhdojnë të kthehen pothuajse çdo fundjavë në vendin ku u gjet trupi i vajzës së tyre, në një greminë përgjatë rrugës malore në Capranica Prenestina, pranë Romës. Banorët e zonës tashmë e quajnë atë segment “rruga e Ilarias”.

Studentja shqiptare nga Terni u vra më 25 mars të vitit të kaluar nga ish i dashuri i saj, Mark Samson. Trupi i saj u gjet më 2 prill nga forcat e rendit, i mbyllur në një valixhe dhe i fshehur mes ferrave pranë rrugës.

Prindërit e saj, Flamur dhe Gëzime Sula, kujdesen për memorialin e ngritur në vendin ku u gjet vajza e tyre. Nëna pastron pllakën përkujtimore dhe fotografitë, ndërsa babai rregullon lulet dhe ambientin përreth. Në mermerin e zi është gdhendur një mesazh prekës: “Do të të dërgoj një puthje me erën dhe e di që do ta ndjesh”.

Për nënën e Ilarias, një vit pa të bijën është vetëm boshllëk.

“Jeta jonë u ndal më 2 prill. Kur të marrin një vajzë, të marrin arsyen e jetës. Nuk jemi më njerëzit që ishim. Atë ditë na vranë edhe ne”, shprehet ajo për Il Messaggero.

Babai i saj, Flamur Sula, thotë se Ilaria kishte ëndrra të mëdha për të ardhmen.

“Ajo studionte Statistikë dhe do të diplomohej në tetor. Donte të punonte në fushën financiare. Kishte shumë plane për jetën”, rrëfen ai.

Drama për familjen nisi më 25 mars, kur Ilaria ndaloi së përgjigjuri në telefon. Ajo jetonte në Romë për studimet universitare, por mbante kontakt të vazhdueshëm me prindërit.

Duke kujtuar momentin kur mori vesh lajmin tragjik, Gëzime Sula thotë: “Kujtime të ngatërruara. Kur na thanë se e kishin gjetur, nuk doja ta pranoja që ishte e vërtetë. I thashë Flamurit: ‘Ndoshta gabohen’. Nuk ishte.”

Ajo kujton me dhimbje edhe bisedën e fundit me të bijën.

“Herën e fundit që folëm ishte më 25 mars. Po planifikonim fundjavën tonë në Terni së bashku. Orarin e trenit, takimin për te parukeria dhe pastaj pazarin e pasdites, si nënë e bijë. I kisha blerë një pulovër disa ditë më parë, e kishim zgjedhur së bashku në telefon.”

“Është ende në sirtarin e saj. Nuk doja ta jepja. Gjithçka mbeti ashtu siç ishte në dhomën e saj: dollapët, krevati, fotot, lodrat prej pelushi. Gjithçka ishte ashtu siç e la më 15 mars, ditën e fundit që fjeti atje. Ajo ishte hera e fundit që e pamë gjallë. Hera e fundit që munda ta përqafoja”, rrëfen ajo mes lotësh.

Familja denoncoi zhdukjen më 29 mars, pasi vajza nuk u kthye në shtëpi siç kishte planifikuar.

“Një baba e ndien kur mesazhet nuk i shkruan vajza e tij”, thotë Flamur Sula, duke treguar se gjatë ditëve të kërkimit kishin kontaktuar edhe me ish të dashurin e saj.

“Ajo nuk kishte kthyer përgjigje që nga 25 marsi. Por në ditët në vijim kishte dërguar disa mesazhe. Një baba e ndjen kur nuk është vajza e tij ajo që po shkruan. Pritëm deri më 29 mars, ditën kur ajo duhej të vinte në Terni. Pastaj shkuam të raportonim incidentin. Ilaria nuk do të na kishte lënë kurrë. Kishim një marrëdhënie të mrekullueshme”, tha ai.

Sipas familjes, Mark Samson u ka dërguar një letër nga burgu për t’u kërkuar falje. Por reagimi i prindërve ka qenë i prerë.

“Ne nuk falim askënd. Kur një vajzë thotë jo, është jo. Askush nuk ka të drejtë t’i marrë jetën sepse nuk mund ta pranojë një marrëdhënie që mbaron. Nuk kemi pasur më kontakt dhe nuk duam më. Ai mund të thotë çfarë të dojë, por ne nuk e besojmë”, thotë babai i Ilarias.

I pyetur nëse kishte dyshuar ndonjëherë te Marku, Flamur Sula tregon se gjatë ditëve kur kërkonin vajzën kishin folur edhe me të.

“Ai fliste me djalin tonë, Leonin. Nuk ishte një dyshim i vërtetë, por ne kurrë nuk e besuam vërtet”, tha ai.

Gëzime Sula reagoi ashpër edhe ndaj nënës së autorit të dyshuar, e cila në gjyq ka pranuar se e ndihmoi të birin të pastronte gjakun nga dhoma.

“Ajo nuk është nënë. Nuk mund ta quash dikë të tillë nënë. Nuk ka falje, kurrë. As për të dhe as për të birin. Ata ecën mbi gjakun e vajzës sime, gjakun e gjakut tim. E pastruan dhe e hodhën tutje, njësoj siç e hodhën atë në shkurre. Sikur të ishte një objekt. Nuk uroj që askush të shohë një vajzë të katandiset në ato kushte”, tha ajo.

Procesi gjyqësor për vrasjen e 22-vjeçares vijon, ndërsa prindërit nuk kanë munguar në asnjë seancë.

“Do të vazhdojmë të jemi aty. Nuk kërkoj hakmarrje, por drejtësi. Dua që Ilaria të mos kujtohet si ‘vajza e valixhes’, por për atë që ishte: e gëzuar, inteligjente dhe plot jetë”, thotë babai i saj për Il Messaggero.

Të tjera

Autoriteti i Konkurrencës mbyll hetimin për Spitalin Amerikan dhe Hygeia: S’ka abuzim sepse çmimet janë “të rregulluara”
Aktualitet

Autoriteti i Konkurrencës mbyll hetimin për Spitalin Amerikan dhe Hygeia: S’ka abuzim sepse çmimet janë “të rregulluara”

Autoriteti i Konkurrencës ka vendosur të mbyllë hetimin paraprak ndaj Spitalit Amerikan dhe Spitalit Hygeia, duke arsyetuar se nuk ka...

14:28 28/04/2026
Atentati në Lezhë/ Qyno: Kreshnik Mujeci lëvizte me gruan nga frika e hakmarrjes dhe për t’iu shmangur kontrolleve
Aktualitet

Atentati në Lezhë/ Qyno: Kreshnik Mujeci lëvizte me gruan nga frika e hakmarrjes dhe për t’iu shmangur kontrolleve

Gazetari Elton Qyno ka dhënë detaje për atentatin e rëndë në Lezhë, ku u ekzekutuan Kreshnik dhe Gentjana Mujeci, duke...

14:03 28/04/2026
Para
“Rama nuk i shpëton SPAK”/ Lala: Dy dosje që e prekin drejtpërdrejt

“Rama nuk i shpëton SPAK”/ Lala: Dy dosje që e prekin drejtpërdrejt

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Autoriteti i Konkurrencës mbyll hetimin për Spitalin Amerikan dhe Hygeia: S’ka abuzim sepse çmimet janë “të rregulluara”

Autoriteti i Konkurrencës mbyll hetimin për Spitalin Amerikan dhe Hygeia: S’ka abuzim sepse çmimet janë “të rregulluara”

14:28 28/04/2026
Atentati në Lezhë/ Qyno: Kreshnik Mujeci lëvizte me gruan nga frika e hakmarrjes dhe për t’iu shmangur kontrolleve

Atentati në Lezhë/ Qyno: Kreshnik Mujeci lëvizte me gruan nga frika e hakmarrjes dhe për t’iu shmangur kontrolleve

14:03 28/04/2026
2 mijë euro për të mos arrestuar gruan e biznesmenit, GJKKO shpall të pafajshëm ish-shefin e Rrugores Roven Zeka, dënon Tabakun dhe dy të tjerët

2 mijë euro për të mos arrestuar gruan e biznesmenit, GJKKO shpall të pafajshëm ish-shefin e Rrugores Roven Zeka, dënon Tabakun dhe dy të tjerët

13:05 28/04/2026
U arrestua për llogari të SPAK, Ervin Mata jetonte mes Brazilit dhe Paraguajit me dokumente false dhe lidhje me trafikun e kokainës, pritet ekstradimi në Shqipëri

U arrestua për llogari të SPAK, Ervin Mata jetonte mes Brazilit dhe Paraguajit me dokumente false dhe lidhje me trafikun e kokainës, pritet ekstradimi në Shqipëri

11:16 28/04/2026
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • English
    • Shqip

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.