Skip to content
Showbiz

Na bëri krenarë të gjithëve, këto janë dy performancat që e shpallën fituese në Belgjikë, Gala Aliajn

· 1 min lexim

Mbrëmjen e kaluar vajza e artistit shqiptar, Robert Aliaj, Gala, ka shkëlqyer dhe na ka bërë të gjithë krenarë në “The Voice Kids” në Belgjikë, ku u shpall fituese e këtij kompeticioni.

15-vjeçarja Gala mahniti jurinë dhe publikun me dy performanca të saj, pasi përveç se ka kënduar edhe ka interpretuar në mënyrë dinjitoze.

Këngët që i dhanë fitoren e merituar janë ‘Goodbye Yellow Brick Road’ nga Elton John dhe ‘Make You Feel My Love’ nga Adele.

Përveç zërit fantastik dhe interpretimit të veçantë mbrëmjen e kaluar, vëmendje tërhoqi edhe unaza e saj patriotike me shqiponjën dykrenare në ngjyrë të zezë. Një detaj ky që u vlerësua shumë nga shqiptarët në të gjithë botën.

Më poshtë janë edhe dy performancat e saj të mrekullueshme që na lanë pa fjalë.

Vetë ajo në një reagim në rrjetet sociale shkruan se nuk mund ta besojë atë që ka ndodhur, teksa edhe babai i saj Robert Aliaj, ka ndarë me ndjekësit këtë gëzim të veçantë.