Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Mynyr Koni rikthehet në detyrë: Vlerësoj presidentin Meta, gati për bashkëpunim me ministren Shahini

11:37 07/05/2019
Reading Time: 2 min lexim

Pezullimi i rektorit të Universitetit të Tiranës ka qenë padyshim një nga lajmët më të bujshme, ndërsa rikthimi i tij nga Presidenti i Shqipërisë, ka qenë një vendim i papritur.

Ditën e sotme Mynyr Koni, është rikthyer në detyrë pas më shumë se tre javë pezullim  dhe për Ora Nevvs, ai ka thënë se vlerëson Presidentin Meta për vendimin, pasi sipas tij ka mbajtur qëndrim shtetari.

Ndërkohë që gjithashtu ka thënë se pavarësisht gjithçkaje është i gatshëm që të bashkëpunojë me Ministren e Arsimit, Besa Shahini.

“Unë kam qenë i pezulluar për tre javë dhe sot pas dekretit të presidentit unë vazhdoj të ushtroj kompetencat e rektorit të Universitetit të Tiranës”, u shpreh ai.

Si e vlerësoni dekretin e Presidentit Ilir Meta?

Dekretin e presidentit dhe relacionin shpjegues të  tij shpjegues e vlerësoj maksimale. Një qëndrim shtetari me përmasat e një politikani, i cili e ka treguar gjatë gjithë kohës së tij kuy mbrojti dhe siguroi autonominë institucionale dge garantoi lirinë akademike, të drejtat e fituara nga ana kushtetuese. Kështu që në emrin tim personal, të stafit akademik të studentëve të UT-së e vlerësoj maksimalisht. Nga ana tjetër e garantoj presidentin dhe gjithë strukturat e universitetet që do të punoj në përkushtueshmëri.

Presidenti Ilir Meta ka zhvilluar një takim me ju për t’ju dëgjuar dhe gjithë arsyetimin tuaj në lidhje me pretendimin e ministres së Arsimit, do të duhej të njëjtën gjë të kishte bërë edhe ministrja?

Është minimale, ministrja nuk gjeti kohën për të më pritur, takuar ose përcjellë pretendimet e saj në lidhje me shkeljet e pretenduara nga ana e saj. Presidenti e gjeti kohën, më dëgjoi dhe vlerësoi dhe i paraqita dhe informacione të tjera të dokumentuara për të shpjeguar pretendimet e ministres në lidhje me kërkesën e saj. 

Më herët e keni konsideruar si një vendim politik, gjithë reagimin e ministres Shahini, vijoni t’i qëndroni këtij mendimi?

Kjo është mëse e qartë, edhe nga analiza shteruese që ka bërë Presidenti kjo është një ndërhyrje   e drejpërdrejtë në veprimtarinë e një institucioni të Rektorit të UT.

Si do të jenë marrëdhëniet me  ministren e Arsimit?

Unë jam i hapur dhe vazhdimisht për bashkëpunim. Nuk cënon asgjë në marrëdhënien e mia me ministren e Arsimit apo çdo strukturë tjetër për tu zhvilluar Universiteti i Tiranës. Marr përsipër që në çdo moment të jem i gatshëm për të bashkëpunuar, për ta çuar më tutje për ta thelluar reformën e arsimit të lartë dhe për ta ngritur aty ku i duhet Universitetin e Tiranës, bashkë me kolegët e mi.

Abonohu

Merr lajmet kryesore në email

Politikë, drejtësi, SPAK, investigime dhe para publike — pa zhurmë, vetëm zhvillimet që kanë rëndësi.

Etiketa: Besa ShahiniIlir MetaMinistrja e ArsimitMYNYR KONI

Të tjera

Masa të reja në Kodin Rrugor: hiqet përgjithmonë patenta për shoferët e dehur, kufizime për të rinjtë dhe gjoba më të rënda për telefonin
Aktualitet

Masa të reja në Kodin Rrugor: hiqet përgjithmonë patenta për shoferët e dehur, kufizime për të rinjtë dhe gjoba më të rënda për telefonin

Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar me 84 vota ndryshimet në Kodin Rrugor, duke ashpërsuar ndjeshëm masat ndaj drejtuesve që shkelin...

22:57 18/06/2026
Nëse protesta harron oligarkët, harron gjysmën e sistemit që po kundërshton!
Aktualitet

Nëse protesta harron oligarkët, harron gjysmën e sistemit që po kundërshton!

E rëndësishme për të mos u harruar: Oligarkët janë pjesë e sistemit që protesta po kundërshton! Kjo protestë është kundër...

16:00 18/06/2026
Para

Kujdes drejtuesit e automjeteve! / ARRSH bllokon aksin në autostradën Tiranë-Durrës

Lajmet e fundit

Masa të reja në Kodin Rrugor: hiqet përgjithmonë patenta për shoferët e dehur, kufizime për të rinjtë dhe gjoba më të rënda për telefonin

Masa të reja në Kodin Rrugor: hiqet përgjithmonë patenta për shoferët e dehur, kufizime për të rinjtë dhe gjoba më të rënda për telefonin

22:57 18/06/2026
Nëse protesta harron oligarkët, harron gjysmën e sistemit që po kundërshton!

Nëse protesta harron oligarkët, harron gjysmën e sistemit që po kundërshton!

16:00 18/06/2026
Gjendet një kufomë pranë Krrabës, dyshohet se i përket Eglant Koçit të zhdukur prej dy javësh

Gjendet një kufomë pranë Krrabës, dyshohet se i përket Eglant Koçit të zhdukur prej dy javësh

15:52 18/06/2026
Metamorfoza/ GJKKO dënon Pëllumb Gjokën me 6 vite burg, 5 vite për ish-shefin e Policisë Ardit Hasanbegaj

Metamorfoza/ GJKKO dënon Pëllumb Gjokën me 6 vite burg, 5 vite për ish-shefin e Policisë Ardit Hasanbegaj

15:36 18/06/2026
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Gazeta Reforma është pjesë e rrjetit mediatik të Electral.

Lajme, investigime dhe analiza për çështjet publike në Shqipëri e rajon.

Kontakt: [email protected]

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2026 GazetaReforma

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu

© 2026 GazetaReforma

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.
  • Shqip