Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Murtaja e ruminantëve përhapet në Zallbastar, 882 krerë të prekur

10:55 14/06/2025
Reading Time: 2 min lexim

Sëmundja ngjitëse e murtajës së ruminantëve të vegjël ka prekur një tjetër vatër në vendin tonë.

Zallbastari i Tiranës është përfshirë tashmë në hartën e zonave të infektuara, duke e çuar në pesë numrin e vatrave aktive.

Agjencia Kombëtare e Veterinarisë dhe Mbrojtjes së Bimëve ka njoftuar se deri më tani janë konfirmuar shtatë ferma pozitive, me një total prej 882 krerësh të prekur.

Kafshët po asgjësohen në përputhje me protokollet zyrtare, me qëllim ndalimin e përhapjes së sëmundjes.

Autoritetet kanë theksuar rëndësinë e bashkëpunimit nga ana e fermerëve, të cilëve u kërkohet të ndalojnë çdo lëvizje ose tregti të kafshëve dhe të respektojnë masat e biosigurisë në fermë.

Ky zhvillim vjen një ditë pas konfirmimit të vatër së parë në fshatin Shuec të bashkisë Devoll, qarku Korçë, ku sëmundja u identifikua në një fermë me dele dhe dhi që kishin shfaqur simptoma të qarta klinike.

Ekipet veterinare janë vendosur në terren për izolimin dhe dezinfektimin e zonës, ndërsa janë marrë mostra për analiza laboratorike.

Sipas të dhënave zyrtare, murtaja ka prekur gjithashtu katër zona të tjera: Shkodër, Dibër, Bulqizë dhe Skrapar. Deri më tani janë raportuar 716 kafshë të infektuara, nga të cilat 25 kanë ngordhur dhe 153 janë eliminuar në mënyrë të kontrolluar.

Sëmundja nuk përbën rrezik për shëndetin e njeriut, por konsiderohet veçanërisht e rrezikshme për tufat e deleve dhe dhive për shkak të vdekshmërisë së lartë dhe dëmeve ekonomike që shkakton.

Për të frenuar përhapjen, që prej 9 qershorit është në fuqi një urdhër ndalese për lëvizjen e dhenve dhe dhive midis fermave, përveç rasteve të transportit drejt thertoreve me dokumentacion veterinar të plotë.

Ndalohet gjithashtu çdo formë tregtimi në tregje të kafshëve të gjalla, panaire apo tubime publike.

Ministria e Bujqësisë ka aktivizuar 39 grupe kontrolli që kanë inspektuar deri më tani 983 ferma, duke mbuluar një total prej mbi 164 mijë krerësh dhen dhe dhi në të gjithë territorin.

Rastet janë raportuar edhe në Sistemin e Njoftimit të Menjëhershëm të Bashkimit Evropian për sëmundjet e kafshëve, ndërkohë që autoritetet shqiptare kanë kontaktuar Zyrën e Emergjencave të Komisionit Evropian.

Si reagim, dy ekspertë nga BE kanë mbërritur në Tiranë dhe po inspektojnë njërën prej vatrave të konfirmuara, ku pritet të japin udhëzime për menaxhimin e situatës.

Autoritetet u bëjnë thirrje të gjithë blegtorëve të qëndrojnë të kujdesshëm, të raportojnë çdo rast të dyshuar në numrin falas 08003366 dhe të zbatojnë me përpikëri masat për parandalimin e përhapjes së murtajës.

Etiketa: murtajaZallbastar

Të tjera

Meloni ul taksat për naftën, asnjë lehtësim në Shqipëri: Rama pa masa për qytetarët
Aktualitet

Meloni ul taksat për naftën, asnjë lehtësim në Shqipëri: Rama pa masa për qytetarët

Ndërsa qytetarët shqiptarë përballen çdo ditë me rritje të pandalshme të çmimeve të karburanteve, reagimi i qeverisë shqiptare mbetet në...

14:48 19/03/2026
110 banesa drejt prishjes, banorët e Durrësit çojnë TID në gjykatë: “Na lanë pa zgjidhje”
Aktualitet

110 banesa drejt prishjes, banorët e Durrësit çojnë TID në gjykatë: “Na lanë pa zgjidhje”

Rrugica që lidh bulevardin “Epidamn” me portën mesjetare të Durrësit është sot thuajse e boshatisur. Prej 15 vitesh, banorët jetojnë...

13:45 19/03/2026
Para
I shpallur në kërkim për tentativë vrasjeje, ekstardohet nga Spanja i riu shqiptar 

I shpallur në kërkim për tentativë vrasjeje, ekstardohet nga Spanja i riu shqiptar 

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Meloni ul taksat për naftën, asnjë lehtësim në Shqipëri: Rama pa masa për qytetarët

Meloni ul taksat për naftën, asnjë lehtësim në Shqipëri: Rama pa masa për qytetarët

14:48 19/03/2026
110 banesa drejt prishjes, banorët e Durrësit çojnë TID në gjykatë: “Na lanë pa zgjidhje”

110 banesa drejt prishjes, banorët e Durrësit çojnë TID në gjykatë: “Na lanë pa zgjidhje”

13:45 19/03/2026
Eskortat në Shqipëri “shpërthejnë” online, gazetarja: Asnjë tarifë nën 200 euro, deri 800 euro në ditë për vajzat që operojnë në rrjet

Eskortat në Shqipëri “shpërthejnë” online, gazetarja: Asnjë tarifë nën 200 euro, deri 800 euro në ditë për vajzat që operojnë në rrjet

13:27 19/03/2026
Deputeti “për njerëzit” që po përpin tendera: Si doli Vasil Llajo fitues me ofertën më të shtrenjtë dhe hijet e një skeme të përsëritur

Deputeti “për njerëzit” që po përpin tendera: Si doli Vasil Llajo fitues me ofertën më të shtrenjtë dhe hijet e një skeme të përsëritur

12:58 19/03/2026
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.