Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Mungesë studentësh, 45% e auditorëve të universiteteve bosh në vitin e ri akademik

12:17 07/10/2024
Reading Time: 2 min lexim

Gati 45 përqind e auditorëve do të jenë bosh, sot në ditën e parë të këtij viti akademik. Të dhënat e verifikuara tregojnë se deri të premten, 8,775 mijë kuota nga universitetet publike ishin të lira nga 19,212 të miratuara në total.

Në Portali i Aplikimit Universitar, ku maturantët njihen me kriteret, programet, aplikimin universitar dhe programin ku janë shpallur fitues, rezulton se në fund të fazës së dytë të regjistrimeve ka ende mijëra kuota të paplotësuar, teksa ishin regjistruar gjithsej 10,437 studentë.

Shkenca Natyre Mjedisore rezulton dega më pak e pëlqyer në Universitetin e Tiranës, me vetëm 2 studentë të regjistruar këtë vit. Më pas vjen Fizika me 5 studentë të regjistruar dhe Kimia me 8. Nga ana tjetër, një nga degët më të preferuara në Universitetin e Tiranës rezulton Informatika Ekonomike, ku vetëm 4 kuota kanë mbetur të lira nga 240 gjithsej. Të kërkuara vijojnë të jenë edhe inxhinieritë informatike tek Universiteti Politeknik, sikurse arkitektura. Degët arkitekt, urbanist dhe interieri/dizajn nuk kanë asnjë vend të lirë në këtë fazë regjistrimesh. Ndërsa, inxhinieria e burimeve minerare, ajo gjeologjike dhe gjeo mjedisi janë tre degët me më pak regjistrime këtë vit në Universitetin Politeknik.

Universiteti Bujqësor është zgjedhur nga të paktën 638 studentë këtë vit. Degët më të kërkuara janë menaxhim agrobiznesi dhe menaxhim turizmi rural. Ndërsa, në degën inxhinieri agro ushqimore ka vetëm 1 të regjistruar. Edhe zooteknia dhe siguria e produkteve blegtorale kanë vetëm 2 regjistrime ndërsa inxhinieria pyjore 5 studentë të regjistruar.

Referuar të dhënave nga U-Albania, këtë vit Universiteti i Mjekësisë vijon të jetë i zgjedhur nga shumica e studentëve. Aktualisht, ky universitet ka vetëm 146 kuota të lira nga 1,624 që kishte gjithsej. Mjekësia e përgjithshme, farmacia dhe stomatologjia nuk kanë asnjë vend të lirë.

Por, situata ndryshon në rrethet, ku sipas të dhënave nga U -Albania, universitetet e rretheve vijojnë të shënojnë rënie drastike studentësh edhe këtë vit. Gjirokastra dhe Korça shënojnë numrin më të ulët të regjistrimeve. Deri në këtë fazë aplikimesh, në universitetin ‘Eqerem Çabej’ në Gjirokastër rezultojnë të regjistruar 195 studentë gjithsej nga 599 kuota fillestare. Degët si menaxhimi i turizmit, histori-gjeografia dhe matematika kanë vetëm nga 1 studentë të regjistruar. Edhe universiteti “Fan S. Noli” në Korçë rezulton me 357 studentë të regjistruar për herë të parë këtë vit. Degët e fizikës, matematikës rezultojnë me nga dy të regjistruar. Ndërsa, infermieria e përgjithshme nuk ka asnjë vend të lirë. Nga 75 kuota gjithsej, aktualisht nuk ka asnjë vend të lirë.

Etiketa: degetkuotastudenteuniversitete

Të tjera

Ministria e Mbrojtjes: 19 vatra në vend orët e fundit, 3 prej tyre aktive
Aktualitet

Ministria e Mbrojtjes: 19 vatra në vend orët e fundit, 3 prej tyre aktive

Ministria e Mbrojtjes ka publikuar bilancin e situatës së zjarreve në vend për 24 orët e fundit, duke raportuar për...

10:20 08/08/2025
Shqipëria, destinacioni i bekuar me klimë mesdhetare dhe peizazhe spektakolare
Aktualitet

Shqipëria, destinacioni i bekuar me klimë mesdhetare dhe peizazhe spektakolare

Shqipëria po fiton gjithnjë e më shumë vëmendje ndërkombëtare si një prej destinacioneve më tërheqëse dhe të përballueshme për pushime...

10:00 08/08/2025
Para
KQZ jep mandatin e deputetit Andrea Manos, për shkak të burgosjes së Salianjit

KQZ jep mandatin e deputetit Andrea Manos, për shkak të burgosjes së Salianjit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Ministria e Mbrojtjes: 19 vatra në vend orët e fundit, 3 prej tyre aktive

Ministria e Mbrojtjes: 19 vatra në vend orët e fundit, 3 prej tyre aktive

10:20 08/08/2025
Shqipëria, destinacioni i bekuar me klimë mesdhetare dhe peizazhe spektakolare

Shqipëria, destinacioni i bekuar me klimë mesdhetare dhe peizazhe spektakolare

10:00 08/08/2025
Dështoi sërish konstituimi i Kuvendit të Kosovës

Gjykata Kushtetuese vendos sot për konstituimin e Kuvendit të Kosovës

09:41 08/08/2025
I vuri zjarrin tokës për të djegur mbeturinat dhe shkrumboi pemët frutore, arrestohet i riu

I vuri zjarrin tokës për të djegur mbeturinat dhe shkrumboi pemët frutore, arrestohet i riu

09:18 08/08/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.