Skip to content
Politikë

“Mu hiq qafe”/ Përplasje e ashpër mes Nokës dhe Shehajt, ndërpritet seanca plenare

· 1 min lexim

Seanca plenare e Kuvendit u mbyll sërish pas një incidenti mes deputetëve të opozitës. Deputeti Agron Shehaj bllokoi foltoren për më shumë se dy orë, duke penguar deputetët e tjerë që të merrnin fjalën.

Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, dhe deputeti demokrat Flamur Noka kërkuan që Shehaj të largohej nga foltorja, por ai refuzoi të dëgjonte kërkesat dhe vazhdoi të bllokonte procedurat e seancës.

Debati:

Spiropali: Liro Foltoren Agron! Boll me teatër. Nuk jemi në dispozicionin tënd. Lro foltoren tani. Ik tani. Hajde ik tani. Largohu se je i përjashtua nga seanca.

Noka: Largohu se je bërë klouni i Erion Veliajt. M’u hiq qafe Agron. Mu hiq qafe se po flas. Nuk i bëj debate me ty.

Spiropali: Largohu nga Foltorja, boll e bëre tarin sot.

Noka: Kur them unë largohu, mu largo. Mbylle tani! Mbylle! Ik tani!