Skip to content
Bota

VIDEO/ Mrekulli pas tërmetit në Turqi. Vogëlushja 3-vjeçare shpëtohet nga rrënojat, ja pas sa orësh

· 2 min lexim

Tërmeti ishte shkatërrues për Turqinë, por nga gjithë ajo katastrofë ndodhin edhe mrekulli, që i kanë mbushur banorët e Izmirit me shpresë.

Ekipet e shpëtimit kanë mundur të nxjerrin nga rrënojat një vajzë 3-vjeçare, pasi ishte e bllokuar në një ndërtese që ishte shembur në periferi të Izmirit, për gati 65 orë, pas tërmetit vdekjeprurës të së premtes.

Ministri turk i shëndetësisë Faretin Kotsa, ka postuar në Twitter momentin e shpëtimit të 3-vjeçares, duke theksuar se, shpëtimi i vajzës forcon shpresën tek populli turk dhe shprehu mirënjohje për luftën e ekipeve të shpëtimit.

Sipas gazetave turke, nëna e vogëlushes së bashku me fëmijët e saj binjakë 10 vjeç dhe djalin e saj 7-vjeçar Umut, janë nxjerrë nga rrënojat rreth 23 orë më parë pas dridhjes katastrofike.

7-vjeçari Umut ndërroi jetë për shkak të plagëve të rënda ndërsa anëtarët e tjerë të familjes  ende po marrin trajtim mjekësor.

Sipas “Yeni fazafak”, Elif Perincek është personi i 106-të që del i gjallë nga rrënojat.

Pas daljes nga rrënojat, vajza e plagosur u dërgua në spital.

/GazetaReforma.com/