Skip to content
Të Gjitha

Mourinho ‘godet’ sërish, poston foton epike

· 1 min lexim

Tottenham ka arritur që të marrë një tre pikësh mjaft të vështirë mbrëmjen e djeshme në fushën e Burnley, me golin e vetëm të takimit të shënuar nga Son.

Trajneri i ‘gjelave’ pas fitores ka postuar një foto në Instagramin e tij ku shkruar se si ndryshojnë kohët pas një fitoreje të vështirë.

Dikur pas fitoreve dhomat e zhveshjeve dhe stadiumi dridheshin nga brohorimat e lojtarëve dhe tifozëve, ndërsa sot janë të gjithë me telefon në dorë.

Mourinho shkruan: Pas një fitoreje të madhe në një ndeshje shumë të vështirë. Shenja e kohës (telefoni). Punë e mirë djema.

/GazetaReforma.com/