Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Motra e Antonela Berishës, në hetim në Itali për tentativë vrasjeje

21:05 26/10/2024
Reading Time: 3 min lexim

Modelja Klea Prenga zbuloi për herë të parë se Mariela Berisha, e cila e sulmoi me gotë në fytyrë në një lokal në Tiranë, kishte një dosje të hapur në Itali për tentativë vrasjeje. Zbulimi i bërë fillimisht në rrjetet sociale nga Prenga, u konfirmua këtë të shtunë me publikimin e dokumenteve zyrtare italiane.

Sipas dokumenteve, Mariela Berisha, motra e ish-banores së “Big Brother VIP” Antonela Berisha, është nën hetim për një ngjarje të rëndë të ndodhur më 21 mars 2022, ku dyshohet se ka tentuar të vrasë shtetasin italian me inicialet A.K. Në të njëjtën çështje po hetohet edhe një person tjetër i identifikuar si F.B. Denoncimi është bërë nga vetë viktima A.K., rezident në Itali, por në atë kohë ngjarja nuk u bë publike për arsye që mbeten ende të paqarta.

Zbulimi i këtij skandali vjen në një moment kur Mariela Berisha ndodhet në arrest shtëpie për sulmin e dhunshëm ndaj Klea Prengës. Më 6 gusht të këtij viti, në një lokal të njohur te Kodra e Diellit në Tiranë, ajo goditi modelen me gotë qelqi në fytyrë, duke i shkaktuar plagë serioze që kërkuan ndërhyrje mjekësore të menjëhershme. Në momentin e sulmit ishte e pranishme edhe motra e saj, Antonela Berisha.

Hetimet në Tiranë treguan se shkak i sulmit ndaj Prengës u bë një konflikt personal, që lidhet me marrëdhënien e modeles me ish-bashkëshortin e Mariela Berishës. Pavarësisht provave të qarta, përfshirë regjistrimet e kamerave të sigurisë dhe mesazhet kërcënuese ku Mariela shkruante “dhuratën e ke nga unë”, gjyqtarja Migena Laska i hodhi poshtë këto prova në seancën e fundit gjyqësore.

“Është e papranueshme dhe e turpshme që gjyqtarja e rastit tim hodhi poshtë çdo provë të sulmit brutal ndaj meje, përfshirë videon e sulmit të tmerrshëm,” u shpreh Prenga në një reagim të ashpër në Instagram, duke shtuar se avokati i saj nuk u lejua të përfaqësonte plotësisht interesat e saj gjatë seancës.

Në të njëjtin reagim, Prenga ngriti dyshime edhe për integritetin e gjyqtares Laska, duke publikuar informacione që e lidhin atë me skandale të tjera. “Sa e kishte vlerën mëshira juaj zonja Migena Laska?” pyeti modelja, duke shtuar se “dy kriminelet që duhej të ishin pas hekurave, janë të lira me një dënim qesharak për shkak të korrupsionit.”

Ndërkohë që në Shqipëri diskutohet vendimi i diskutueshëm i gjykatës, ku Mariela ndodhet në arrest shtëpie dhe Antonela në detyrim paraqitje, hetimet në Itali për tentativën e vrasjes vazhdojnë. Familja Berisha nuk ka bërë ende asnjë deklaratë zyrtare lidhur me akuzat në Itali apo vendimin e fundit të gjykatës shqiptare.

Klea Prenga ka deklaruar se nuk do të heshtë përballë kësaj padrejtësie dhe kërkon nga shteti shqiptar të marrë masa ndaj korrupsionit në sistemin gjyqësor. “Nuk mund të injorohen regjistrimet e kamerave ku duket qartë se si kriminelet vijnë me qëllim për të më sulmuar, një goditje brutale që mund të kishte përfunduar në humbjen e jetës sime,” përfundoi ajo.

Etiketa: antonela berishaKlea PrengaMariela BerishaMigena Laska

Të lidhura

Drejt përfundimit numërimi edhe në Lezhë, sa mandate sigurojnë PS dhe PD
Aktualitet

Përfundon numërimi për votimin brenda, KQZ: Ja sa qytetarë votuan

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka përmbyllur procesin e numërimit dhe vlerësimit të votave për zgjedhësit brenda territorit të Shqipërisë. Sipas...

08:37 14/05/2025
Emigrimi masiv, Shqiptarët janë kombësia më e madhe në BE, në raport me popullsinë
Aktualitet

Emigrimi masiv, Shqiptarët janë kombësia më e madhe në BE, në raport me popullsinë

Në fillim të vitit 2023, në Bashkimin Europian (BE) jetonin 27.4 milionë persona që nuk ishin qytetarë të Bashkimit Europian,...

08:30 14/05/2025
Para
NBA e ditëlindja e Soros, shqiptarët në radhën e fundit: Propaganda e Ramës në SHBA

NBA e ditëlindja e Soros, shqiptarët në radhën e fundit: Propaganda e Ramës në SHBA

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Drejt përfundimit numërimi edhe në Lezhë, sa mandate sigurojnë PS dhe PD

Përfundon numërimi për votimin brenda, KQZ: Ja sa qytetarë votuan

08:37 14/05/2025
Emigrimi masiv, Shqiptarët janë kombësia më e madhe në BE, në raport me popullsinë

Emigrimi masiv, Shqiptarët janë kombësia më e madhe në BE, në raport me popullsinë

08:30 14/05/2025
Diaspora/ Numërohet rreth 40 përqind e zarfeve, rezultatet

Diaspora/ Numërohet rreth 40 përqind e zarfeve, rezultatet

08:14 14/05/2025
Horoskopi sot: 24 Prill 2025

Horoskopi sot: 14 Maj 2025

07:56 14/05/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.