Skip to content
Të Gjitha

Moti për ditën e premte. Më në fund temperaturat do përmirësohen

· 1 min lexim

Java do mbyllet me mot të kthjellët.

Edhe për ditën e premte vendi do të ndikohet nga të njejta kushte atmosferike.

Nesër gjithashtu pritet depërtimi i masave relativisht më të ngrohta duke rritur vlerat e temperaturave.

Mëngjesi do nis më i ngrohtë se ditët e mëparshme.

Në këtë mënyrë temperaturat minimale pritet të arrijnë nga -5ºC në relievet malore deri në 5ºC në ato të ulta e bregdetare.

Po ashtu edhe temperaturat e mesditës pritet të kenë rritje duke prekur vlerat nga 11ºC në zonat malore deri dhe 17ºC në ato të ulta e bregdetare.