Në Shkodër janë evidentuar problemet e para të dimrit. Përshkak të reshjeve të dendura të shiut, të cilat kanë qenë të shoqëruara me erëra të forta shumë automjete kanë pësuar dëmtime. Si pasojë e kushteve të vështira atmosferike, janë evidentuar disa dëme në unazën perëndimore të qytetit, ku disa pemë janë rrëzuar, duke krijuar jo pak probleme. Një prej tyre ka rënë mbi një automjet të parkuar, por fatmirësisht nuk ka persona të lënduar. Sipas njoftimit të bashkisë Shkodër, Drejtoria e Shërbimeve dhe Punëve Publike ka qenë në terren që në orët e para të mëngjesit, duke punuar për pastrimin dhe riparimin e dëmeve të shkaktuara nga moti i keq. Moti i keq, pritet të shoqërojë Shkodrën edhe gjatë fundjavës, ku drejtuesit e bashkisë i kanë ftuar qytetarët të kenë kujdes!
Tregtia online nën kontroll: Kush shet pa NIPT dhe të dhëna biznesi rrezikon bllokimin e faqes
Administrata Tatimore ka paralajmëruar të gjithë personat dhe subjektet që shesin produkte apo shërbime përmes internetit se duhet të regjistrohen...








