Skip to content
Të Gjitha

Moti i keq dhe erërat e forta pezullojnë lundrimin e mjeteve në Vlorë, rrezik dallgët e larta

· 1 min lexim

Ashtu siç është lajmëruar ditën e djeshme nga Drejtoria e Përgjithshme Detare se moti do të përkeqësohej, ditën e sotme erërat e forta kanë çuar deri në pezullimin e lundrimit detar në Vlorë.

Moti i keq ka pushtuar qytetin dhe kjo ka detyruar kapitenerinë e portit të Vlorës që të pezullojë deri në një njoftim të dytë të gjitha mjetet e lundrimit detar.

Një ndër ta ka qenë edhe trageti i linjës Vlorë-Brindisi, i cili nuk është nisur pikërisht për erërave të forta.

Kapiteneria Vlorë bën me dije se erërat në det të hapur gjenerojnë dallgë deri në 7 ballë të shkallës boufort.

Ky njoftim nuk ka qenë vetëm për linjat e tragetëve, por edhe të peshkarexhave dhe varkave të peshkimit.