Skip to content
Aktualitet

Mot i qëndrueshëm, parashikimi për ditën e sotme, 20 tetor 2020

· 1 min lexim

Gadishulli i Ballkanit po ndikohet nga periferia e presionit të lartë atmosferik të pozicionuar në Europën Veri-lindore e cila do të kushtëzojë mot të qëndrueshëm në territorin e Shqipërisë dhe Kosovë.

E Martë dt 20 Tetor 2020

E Martë 20 Tetor 2020 moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira të pakta deri mesatare në Juglindje. Era do të jetë me drejtim Veri-Lindje (NE) me shpejtësi maksimale 8-12 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 4 me lartësi vale 0,5-1,5 metër në det të hapur. Temperaturat do të jenë rritje.

Temperaturat min dhe max:

Zonat  malore  4/17°C

Zonat e ulëta  6/24°C

Zonat bregdetare 11/23°C

/GazetaReforma.com/