Skip to content
Rajoni

Mot i keq e përmbytje edhe në Kosovë, bllokohet hyrja për në Prishtinë! (VIDEO)

· 2 min lexim

Moti i keq dhe reshjet e shumta të shiut edhe në Kosovë, kanë bërë që shumë zona të disa qyteteve të përmbyten.

Si pasojë e reshjeve të dendura, është bllokuar edhe rruga kryesore e hyrjes në Prishtinë. Niveli i lartë i ujit në Prishtinë dhe Drenas ka bërë që shumë biznese të bllokohen dhe mallrat të prishen.

Ndërkohë që autoritete u kanë kërkuar  të gjithë drejtuesve që të përdorin si rrugë alternative aksin Magure-Lipjan për të hyrë në Prishtinë. Po ashtu edhe në disa lagje brenda Prishtinës ka patur probleme me qarkullimin e automjeteve për shkak të ujit.

Gjatë orëve të fundit në Fushë Kosovë, si pasojë e reshjeve intensive, një pjesë e lagjes Dardania është përmbytur nga uji.

Nga një video që publikohet nga mediat atje, shihet se makinat e parkuara në lagje janë të mbuluara nga uji.

Kujtojmë se edhe në Shqipëri prej ditësh situata paraqitet problematike me përmbytjet, kryesisht në veri të vendit, në Lezhë e Shkodër. Mbi 2 mijë hektarë tokë janë nën ujë, ndërsa janë shembur rrugë e ura dhe po ashtu shumë lumenj kanë dal nga shtrati.

Autoriteti Rrugor Shqiptar u ka bërë thirrje shoferëve që të mos kalojnë në akse të caktuara ku për shkak të përmbytjeve mund të rrezikohet edhe jeta./Gazetareforma.com/